U thirr në prokurori/ Reagon Besnik Imeraj: Kallëzimi është i pabazuar në ligj, ka motive politike

1
753

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka referuar pranë Zyrës së Prokurores së Përgjithshme të gjithë dokumentacionin që rezultoi nga hetimi administrativ gjatë procesit të rivlerësimit të ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj.

Ndërkohë i kontaktuar nga Ora News, Besnik Imeraj tha se ky kallëzim është i pabazuar në ligj dhe kushtetutë dhe ka motive politike.

Kjo që po ndodh nuk ka asnjë bazë kushtetuese dhe ligjore. Që kur Edi Rama dhe qeveria bëjnë kontrollin e gjyqtarëve, çdo gjë është e qartë. Unë jam në rregull dhe nuk kam asnjë problem me ligjin dhe Kushtetutën. Kjo e gjitha është e motivuar politikisht”.

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj dha dorëheqjen me 31 janar duke e argumentuar motivin me arsye personale.

Imeraj u dekretua si anëtar i Gjykatës Kushtetuese nga presidenti i asaj kohe Bujar Nishani me dekret Nr. Dekretit 8066, datë 22 Mars 2013. Imeraj ishte ndër të parët në listën e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që do të thirrej nga organet e vettingut, ndërsa më herët kishte nisur verifikimi i gjithë anëtarëve të trupës së Gjykatës Kushtetuese

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Kush i shmanget vettingut dhe vetshpallet hajdut duhet pa tjeter te kaloje ne procedurat penale, dhe ky nuk eshte aspak veprim politik.!!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here