Shperthen Manjani: Të na rrojë vendimi i Gjykatës Kushtetuese së bashku me Kushtetutën!

0
264

Presidenti i Republikës Ilir Meta firmosi autorizimin për lëshimin e plotfuqisë për nisjen e negociatave për marrëveshjen e re të kufirit detar me Greqinë.

Këtë autorizim, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ”uron” Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme. Në një status në rrjetin social facebook, Manjani shkruan se tashmë për çështjet si: Çamëria, lëvizja e lirë, kufiri tokësor dhe toponimet, nuk ka fuqi.

”Të na rrojë vendimi i Gjykatës Kushtetuese së bashku me Kushtetutën! Për më shumë jet-gjatësi, sugjeroj ti çojmë në muze! Shpresoj të ketë ndonjë copëz vend…”,-shkruan Manjani.

Statusi i plotë

Presidenti mbushi me plot me fuqi Ministrin e Jashtëm.

Të merret vesh me Grekët për detin!

Për çështjet e tjera (Çamëri, lëvizja e lirë, kufiri tokësor, toponime etj), fuqia mbaroi…

Prishur mos qoftë!

Të na rrojë vendimi i Gjykatës Kushtetuese së bashku me Kushtetutën!

Për më shumë jet-gjatësi, sugjeroj ti çojmë në muze! Shpresoj të ketë ndonjë copëz vend…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here