Sherr në pikën e basteve, i moshuari plagos rëndë…

0
155

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një pikë bastesh në Tiranë, ku protagonist është bërë një i moshuar. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet I.H., akuzohet se ka plagosur me thikë shtetasin me inicialet Z.G., 53 vjeç.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në rrugën “Ndre Mjeda”, në Tiranë. Fill pas ngjarjes i plagosuri është transportuar në spital, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Deri më tani nuk dihen arsyet se pse dy burrat janë zënë në pikën e basteve. Materialet në ngarkim të 71-vjeçarit i janë përcjellë prokurorisë.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 19.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.H, vjeç 71, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ndre Mjeda”, në pikën e basteve sportive ka plagosur me thikë, shtetasin Z.G, vjeç 53, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 89 i Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here