Plotfuqia për negociatat me Greqinë, flet presidenti Meta…

0
167

Pasi ka dhënë një ditë më parë plotfuqinë për negociatat me Greqinë, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta sot është shprehur se ka pasur një bashkëpunim mjaft konstruktiv.

‘Besoj se tashmë kemi realizuar një bashkëpunim mjaft konstruktiv dhe të dobishëm, për të pasur një proces solid e kushtetues, por edhe tekniko ligjore për negociatat sa më të suksesshem’, u shpreh Presidenti Meta.

‘Unë besoj se është bërë një punë mjaft e konsiderueshme dhe jemi në një proces solid nga pikëpamja kushtetuese’, theksoi për gazetarët Meta.

Duke komentuar shtimin e një anëtari në ekipin e negociatave, presidenti Ilir Meta i shpreh se Ksenofon Kristafi është një personalitet në fushën e të drejtës ndërkombëtare.

‘Ka qenë një propozim shumë pozitiv dhe mjaft i mirëpritur nga ana ime, pasi është një personalitet me mjaft eksperiencë në drejtësinë ndërkombëtare’, përfundoi presidenti Ilir Meta deklaratën e tij para gazetarëve.

 

Deklarata e plotë për mediat

Prononcimi për median i Presidentit Meta

 

Z. President, lidhur me plotfuqishmërinë, ajo që u vu re në njoftimin për shtyp ishte fakti që Ju i kërkoni Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kjo tregon që në informacionin e ardhur nuk është, le të themi, plotësisht i zbatuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese, apo është një parantezë që Ju i bëni që të jenë të kujdesshëm?

Presidenti Meta: Besoj se tashmë kemi realizuar një bashkëpunim mjaft konstruktiv dhe të dobishëm për të patur një proces solid nga pikëpamja kushtetuese, por edhe tekniko-ligjore për negociata sa më të suksesshme për një marrëveshje të drejtë me Greqinë.

A i përmbushi të gjitha kërkesat Tuaja Ministri Bushati?

Presidenti Meta: Unë besoj se është bërë një punë mjaft e konsiderueshme dhe jemi në një proces tashmë, do të thoja, mjaft solid nga pikëpamja kushtetuese, por dhe tekniko-ligjore.

U shtua një tjetër negociator. Nuk i përmbushte ai grup pritshmëritë? Duhet të ishte që në fillim, sipas Jush, pjesë e stafit?

Presidenti Meta: Ka qenë një propozim shumë pozitiv edhe mjaft i mirëpritur dhe nga ana ime për arsye sepse është një personalitet në fushën e të drejtës ndërkombëtare, por dhe me mjaft eksperiencë për raste te tilla. Faleminderit!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here