Përmbytjet në Shkodër/ Prençi jep alarmin: Situata kritike, rrezikohen argjinaturat…

0
169

Drejtori i Emergjencave Civile Shemsi Prençi kërkon nga mbledhja e Shtabit të Emergjencave të Shkodres të shpallet emergjenca e pjesshme civile. Prençi ka kërkuar edhe hetim të thelluar në lidhje me rrugën e re të Velipojës.

“Situata është e rëndë në Anë të Malit dhe Dajç, situata ka ndryshuar nuk jemi si disa ditë më parë. Kërkoj që në këtë tryeze të thirret prokurori i Shkodrës dhe të nisë një hetim i thelluar. Investimi në rrugën e re të Velipojes është skandaloz. Te thirret në kete tryeze edhe Benet Beci. Ajo rrugë po gropos punën tonë. Puna që po bëhet në atë rruge po zgjeron hartën e përmbytjes”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here