Mogherini: Me “Miqtë e Shqipërisë” Vettingu ka ende probleme…

0
128

Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Federica Mogherini, tha se takimi “Miqtë e Shqipërisë” i organizuar ditën e sotme në Bruksel është me rëndësi jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vetë Europën. Pas fjalës së kryeministrit Rama, edhe Mogherini është ndaluar tek reformat e zhvilluara deri më tani në vendin tonë, duke u ndalur konkretisht tek reforma në drejtësi.

“Shqipëria ka bërë përpara me reformën në drejtësi. Kemi punuar së bashku dhe kemi arritur rezultate. Shqipëria se bashku me Malin e Zi janë vendet 100 përqind në përputhje me politikën tonë të jashtme. Së bashku po bëjmë me rëndësi. Të gjithë shembujt e mirë tregojnë se po drejtohemi në rrugën e duhur. Dua të them se reformat e bëra janë të jashtëzakonshme dhe me rëndësi. Besoj se është e qartë se ju i shihni problemi që ende ka vendi juaj. Ky është një proces, dhe vettingu është një reformë që po prodhon rezultate. Lufta ndaj krimit të organizuar është një betejë që vijon edhe ne vende të tjera”, u shpreh Mogherini.

Ajo tha se procesi i zgjerimit të BE, është më shumë bashkim i gjithë vendeve të kontinentit europian, për të garantuar siguri dhe paqe.

“Ky nuk është thjesht një takim i rëndësishëm, por me rëndësi është edhe vetë momenti kur vjen ky takim. Do të doja të vijoja aty ky e përmbylli kryeministri Rama, jo vetëm integrimi është një proces për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit, por është me rëndësi është për vetë Europën. Në Ballkan nuk ka një javë që kalon pa zhvilluar një takim që bashkon miqtë Europiane. Është shansi i parë që kemi si brez për të pasur një proces integrimi pas valëve të ndryshme, të atyre që i quajmë zgjerim. Në fakt nuk më pëlqen ta quaj zgjerim, por ribashkim të kontinentit tonë. nuk ka të bëjë thjesht me ekonominë, sigurinë, zonat e influencës, etj; por me bashkimin e gjithë kontinentit. Mendoj se jo vetëm mundemi të garantojmë paqen në kontinentin tonë, por edhe mundemi ta bëjmë. Do të jetë proces i gjatë, mbase nuk jemi ende gati, pro e shpreh qartë se shoh në Ballkan dhe Shqipëri, meqë po flasim për të, një ndjesi të qenit europian, përtej Eurovizionit. Ne në union kemi nevojë për këtë energji”, u shpreh Mogherini.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here