Kokaina në Durrës, mbeten në burg Armando Pezaku dhe Donaldo Lushaj

0
371

Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku do të mbeten në burg. Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” caktuar në Shkallen e Parë për dy të ndaluarit pas kapjes së 613 kg kokainë në Durrës.

Lushaj dhe Pezaku kishin apeluar masën e sigurisë. Avokatët janë shprehur se klientet e tyre nuk kishin asnjë lidhje me sasinë e drogës së fshehur në kontenierin me banane që vinte nga Kolumbia. Por gjykata ka rrëzuar kërkesën e tyre për ndryshim te masës së sigurisë “arrest me burg”.

Shoferi i kontenierit, që sillte banane për llogari të kompanisë “Arbi Garden” dhe menaxheri i kësaj firme janë dy të arrestuarit e vetëm për sasinë rekord të kokainës. Në kërkim ndërkombëtar është shpallur pronari i kësaj kompanie Arbër Çekaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here