U arrestua për tjetërsimi pronash/ Shpëton nga burgu Fran Frrokaj. Ja vendimi i gjykatës…

0
154

Ka lënë qelinë pasditen e sotme kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj.

Ndaj Frrokajt, paraditen e sotme, gjykata e Lezhës zbuti masën e sigurimit personal në arrest shtëpie. Kryebashkiaku u arrestua të premten për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikim dokumentesh. Ndërkohë, Prokuroria e Lezhës, që kërkoi gjatë seancës së sotme lënien në fuqi të masës së arrestit me burg për Frrokajn, bëri me dije se do apelojë vendimin.

Frrokaj, bashkë me zyrtarë të tjerë të Bashkisë Lezhë akuzohen se janë përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash në bregdetin e Shëngjinit.

Frrokaj në Gjykatë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here