Rama jep ultimatumin: “Kush refuzon punën që i caktohet, ti thotë lamtumirë ndihmës ekonomike”

0
133

Kush nuk pranon ofertën për punë, del nga skema e ndihmës ekonomike. Është ky paralajmërimi që ka bërë Kryeministri Edi Rama për zbatimin e ligjit,  nga një fabrikë këpucësh që e ka vizituar sot, ku sipas tij janë punësuar 1 mijë persona në 1 vit.

Rama tha se këto janë mundësi reale punësimi edhe për këdo që ka dalë nga ndihma ekonomike apo vijon ta marrë atë, duke qenë fizikisht i aftë për punë.

“Ligji është shumë i qartë. Në qoftë se ke një ofertë për punë dhe e refuzon, ti del nga skema ekonomike. Është e qartë, pasi është e pamundur që të kenë në ndihmë ekonomike ata që refuzojnë punën.

Kemi dhe këtë skemën tani, japim pagesë për trajnim. Kushdo që është i gatshëm të trajtohet, ne japim 55 mijë lekë të vjetra për këta persona.

Kjo histori duhet të përfundojë. Kush është i aftë të vazhdojë punën. Se i duhet të paguajnë të tjerët që personi të rrijë i mpirë dhe të bëhet i paaftë”, tha Rama.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here