“Rama duhet të ndihet krenar/ Ja arritjet e qeverisë në 6 muajt e mandatit të dytë…”

0
171

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, e ftuar në edicionin qendror të Syri.net, ka ironizuar ‘arritjet’ e qeverisë Rama në këto 6 muaj.

E pyetur nga moderatori Alen Xhelili, se çfarë ka bërë mirë Rama në 6 muajt e mandatit të dytë, Zhupa me ironi ka thënë se e vetmja gjë që ka bërë Rama, është marrja në mbrojtje e kriminelëve.

‘Në 6 muaj Rama ja ka arritur shumë mirë që të shmangë vëmendjen dhe të mbrojë Saimir Tahirin, i cili duhet të ishte prapa hekurave. Ja ka dalë të hedhë tymnaja nëpër media, ja ka dalë të fusë në rregullore që deputetët e tij të mbrohen si Tahiri. Ja ka dalë mbanë që Balili të mos arrestohet, ja ka dalë mbanë të fshehë bosët e dregës. Fakti që ai ja ka dalë të mbrojë Tahirin ai ndihet shumë mirë. Ai ka një prokurore të përgjithshme me 69 vota, të cilën e komandon vetë’, deklaroi Zhupa.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here