Përmbytjet në Shkodër/ Zv.Kryeministrja show me çizme…

0
169

Senida Mesi, zv.Kryeministre dhe deputete e qarkut të Shkodrës, e shoqëruar nga drejtues të institucioneve vendore, ka inspektuar zonat e përmbytura në Shkodër. Mesi i ka drejtuar një apel Qeverisë dhe pushtetit vendor që të bashkëpunojnë për të përballuar sa më mirë situatën.

“Jemi në gatishmëri të plotë për menaxhimin e situatës dhe bëjmë thirrje të gjithë aktorëve qendrorë e vendorë, si edhe të gjithë komunitetit në Shkodër të bashkëpunojnë për të përballuar situatën kërcënuese nga përmbytjet.

Situata paraqitet e vështirë, mesatarisht kërcënuese, por jo kritike, dhe se Qeveria ka qenë dhe është plotësisht e angazhuar për t’u ardhur në ndihmë banorëve”, tha Mesi.

Në vijim ajo u shpreh se qeveria do të marrë masat e nevojshme për evidentimin, vlerësimin dhe minimizimin e dëmeve të shkaktuara nga kjo fatkeqësi natyrore.

“Sot erdhën 20 tonë ushqime për gjënë e gjallë sipas kërkesës së komunitietit në këto zona. Ministria e Mbrojtjes po merr masat për blerjen e 107 tonë ushqimeve për gjënë e gjallë për nevojat në vazhdim të zonave të përmbytura dhe ushqime dhe ujë të pijshëm”, tha ajo.

Sipas saj, pasi të tejkalohet situata kërcënuese do të ngrihet një grup pune për të analizuar situatën dhe të ndërtohet n

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here