INTERVISTA/ Dashamir Shehi: Pezullimi i ligjit “7501”, akt korruptiv i qeverisë. Këshilla ime për përplasjet në PD mes Bashës e kritikëve

0
351

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, në një intervistë për “Standard” foli për ngjarjet dhe vendimet e fundit të qeverisë. I pyetur se si i shikon ai, si pjesë e opozitës, ngjarje të tilla si zgjedhja e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, reformën në Drejtësi apo emërimet në KLP e KLGJ, Shehi u shpreh se mazhoranca ka shkelur të gjitha marrëveshjet e bëra me opozitën, lidhur me Reformën në Drejtësi. Ai theksoi se të gjitha vendimet e marra për Sistemin e ri të Drejtësisë, janë marrë në mospërputhje dhe në shkelje të mëdha kushtetuese dhe ligjore. Më tej, i pyetur për Reformën Zgjedhore dhe domosdoshmërinë për të bërë ndryshime në sistemin zgjedhor, kreu i LZHK-së shtoi se ndryshimi i sistemit në mënyrën e duhur do të prodhonte një politikë më të mirë si dhe do të shtonte besueshmërinë dhe mundësinë e qytetarëve lidhur me votën e tyre. Përsa i përket ndryshimit më të fundit që qeveria ka ndërmarrë lidhur me ligjin 7501, Shehi nënvizoi se qeveria po bën një gabim shumë të rëndë pasi po merret me burokracinë e këtij ligji dhe jo me esencën e tij. Një vendimmarrje e tillë, shtoi ai, do të thellojë më tej mosmarrëveshjet e krijuara dhe e quajti atë si më shumë abuziv dhe korruptiv, sesa kompensues. Natyrisht nuk mund të mbetej jashtë vëmendjes edhe gjendja akttuale e opozitës dhe sidomos e partisë demokratike dhe kritikëve të liderit të saj. Pyetur për këto të fundit, kreu i LZHK-së tha se Basha duhet të bëjë të pamundurën për të hapur partinë Demokratike, ndërsa për opozitën në përgjithësi theksoi se është momenti të bashkëpunojë më shumë se kurrë, pasi jemi shumë afër zgjedhjeve administrative, dhe një rezultat i mirë në këto zgjedhje është një hap pozitiv për zgjedhjet e Përgjithshmë.

 

Intervistoi: Aida Topalli

Z.Shehi, një mendim i juaji mbi të gjitha ngjarjet e fundit, nisur nga Reforma në Drejtësi, Zgjedhja e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, emërimet për KLP e KLGJ, vettingu në polici. Çfarë mund të thoni për të gjitha këto ngjarje?

 E gjithë historia e Reformës, fatkeqësisht nuk mbërriti aty ku duhej. Dy vjet më parë u nisëm me entuziazëm, bëmë një marrëveshje të përbashkët, e cila përfshiu të gjithë palcën politike, pastaj zbatimi i kësaj marrëveshjeje hasi në shumë vështirësi. Në zbatim të marrëveshjes prevaloi logjika politike shqiptare, pra kush ka më shumë vota dhe më shumë forcë, ju imponua palës tjetër. Pikërisht këtu ka nisur edhe problemi mes të majtës dhe të djathtës përsa i përket zbatimit të marrëveshjes së Reformës në Drejtësi. Kjo ka bërë që produkti i Reformës, akoma pa u vënë në provë, të vendoset në dyshim, sepse në një farë mënyre, reforma filloi “me këmbën e majtë”, që do të thotë se një pjesë e ligjeve u bë pa marrëveshjen e palës tjetër. Përsa i përket Prokurores së Përgjithshme, qoftë edhe e provizore, u zgjodh pa konsensusin e palës tjetër dhe jashtë normave që ishin fiksuar. Normat ishin këto, Prokurorja do të zgjidhej me dy të tretat, 2/3, dhe të kalonte vetting-un. Unë nuk kam absolutisht asnjë lloj dyshimi që prokurorja që është zgjedhur sot, është “e ndershme” dhe nuk gjykoj që ka nevojë për një “vetting të madh”, sepse vetting nënkupton historikun e jetës së përgjithshme të njerëzve dhe shpesh është formal. Mirëpo zgjedhjet nuk kanë të bëjnë thjeshtë me një grua apo një burrë të mirë. Presupozohet që duhet të ketë shumicën e deputetëve dhe që në vetvete bart tharmin e një konsensusi. Edhe nëse palët nuk bien dakord 100%, që do të ishte idealja, jemi të dëtyruar që të biem dakord me 2/3-at. Duke kaluar jashtë këtyre elementëve, “sikur engjëj të jenë”, vihen në dyshim. Prandaj them se e gjitha kjo ka filluar me këmbën e majtë, për hir të kësaj përzgjedhjeje dhe për hir të institucioneve të cilët do të përzgjidhnin KLP-në dhe KLGJ-në. Përveç zvarritjes disa mujore, për hir të dy ose më shumë NGO-vë, që kanë qenë në kontroll të partisë Socialiste, ku nisi i gjithë ky tetatër dhe bëri që të mbërrijmë në këtë proçes, për të zgjedhur fillimisht Prokurorin pa institucionet e duhura, për të anashkaluar proçesin në vetvete, por edhe kjo krijon një dyshim. Kjo sepse ata njerëz që janë aty, në njëfarë mënyre janë njerëz që mund të jenë “më të mirët e botës”, por mënyra se si janë vendosur në ato pozicione, lë për të dyshuar vazhdimisht. E gjitha kjo ka bërë që sot për sot, ato që duhet të ishin produktet e Reformës në Drejtësi, institucionet që duhet të ishin të pastra e të pavarura, nuk i këmi. E dyta, nuk kemi kohën e mjaftueshme për t’i gjykuar përtej zgjedhjes së “keqe” nga ana ligjore. Fakeqësisht  kanë qenë edhe peshq të vegjël edhe të peshkuar në pellgun pozitar. Edhe kjo e shton akoma më shumë dyshimet. Në fakt nuk kemi as peshqit e mëdhenj, as paanësi. Unë mendoj që për ta bërë të pavarur proçesin, në sy të publikut, sepse ky proçes ka nevojë për mbështetje publike, pasi është diçka krejt e re dhe shumë sensitive. Po shikojmë sot skandale të mëdhaja financiare, dhe jo vetëm kaq, pjesë të këtij grupi qeveritar të rangut të lartë të kësaj mazhorance. Gjykoj që kryeprokurorja e zgjedhur do të jetë edhe për shumë kohë, pasi mundet që e gjithë kjo të jetë një strategji për të zgjedhur po të njëjtin person, që nuk do të isha kundër, mjafton të ishte zgjedhur brenda rregullave. Kësaj zonje i takon të balancojë, në të mirë të institucionit të vet. Nuk ka rëndësi se nga do të kapen peshqit, nga e majta apo nga e djathta, kushdo që është bërë pis, duhet t’i përgjigjet drejtësisë. Ky është komenti im deri më sot. Unë në kundërshtim me një pjesë të madhe të kolegëve opozitarë, nuk jam kaq refraktar ndaj proçesit. Mendoj që do dhënë koha dhe kam bindjen që kjo qeveri që është sotka bërë kaq shumë zullume, saqë edhe vetë prokuroria, jo kjo që e kanë zgjedhur vetë, por aikur të vinin edhe prokurorët e kohës së komunizmit, nuk i shpëton dot. Sepse edhe atyrë do t’iu vinte turp përpara zullumeve që ka bërë kjo qeveri. Domosdoshmërisht do të shkojnë të ndërhyjnë. Qoftë nga ana ligjore, nga ajo formale apo edhe morale, ka qenë një proçes me shumë gabime.

 

Lidhur me Reformën Zgjedhore, ju keni këmbëngulur dhe keni shprehur domosdoshmërinë për ndryshimin e saj, edhe nëpër komisione. Në çfarë konsiston kjo domosdoshmëri?

Fillimisht konsiston në ndërrimin total të sistemit. U bënë vitë që themi se cili është numërimi i duhur, ai elektronik apo me karton, numrin e prezencës së komisionerëve partiakë, financimet e partive, do t’i zvogëlojmë dhe do t’i kontrollojmë, të gjitha tema shumë të rëndësishme. Ky është aspekti teknik, që është burokracia e zgjedhjeve. Si do t’i numërojmë, kush do të na garantojë, që janë shumë tëb rëndësishme, në një vend s ii joni, që normalisht vidhen votat. Përtej kësaj, nëse flasim kush është produkti politik vjen nga sistemi zgjedhor, i cili në mendimin dhe në eksperiencën time, është i gabuar, e para sepse nuk përfaqëson në mënyrë demokratike të gjitha hapësirat shqiptare. Është krijuar një deformacion, pasi kemi qyete si Tirana që është me 31 apo më shumë deputetë dhe si Kukësi me katër apo si Gjirokastra me pesë deputetë. Kjo në vetvete tregon një disbalancim. Përveç ndarjeve tradicionale që ka Shqipëria, toskë dhe gegë, dhe një vend me tre besime, ne na ka çuar zoti që me duart tona krijuam edhe ndarje të tjera, çka çon drejt një centrifuge të pushtetit qëndror dhe vendor. Ky sistem nuk ka në vetvete as maxhoritarë, as një peoporcional i qartë. Unë do të isha për një proporcionalitet kombëtar. T’u kthejmë shqiptarëve të paktën një element maxhoritar, duke përfshirë në brenda listave element të listave preferenciale, që qytetari të shkojë të votojë përtej flamurit të partisë, të mbërrijë edhe tek personazhi i deputetit, përfaqësuesit të vet. Sot shqiptarët janë zhveshur nga kjo punë, votojnë flamurin e partisë, i cili ka vetëm një fytyrë, atë të kryetarit dhe ky i fundit , duke u nisur nga flamuri dhe interesi i partisë, por edhe personal bën një listë prëfërenciale, dhe qytetari këtu nuk ka asnjë lloj përfaqësie, duke votuar kështu vetëm ngjyrën e partisë. Kjo e ka reduktuar rolin e qytetarit në Demokraci dhe ka mbivlerësuar rolin e kryetarëve. Çka ka bërë që në dy zgjedhjet e fundit të përballeshim me dy lloje dobësish, herën e kaluar patëm shumë elementë të kriminalizuar, të cilët hynë me firmë të kryetarit dhe herën e dytë nga ana profesionale dhe e konceptit public është pak skadent, në kuptimin që kemi jashtë liste shumë njerëz që kanë kontribuuar në politikë dhe brenda saj disa njerëz që janë fillestarë. Kjo nuk është e drejtë politike, pasi politika është qëndrim dhe kontribut publik. Ne jemi një njëfarë menyre disa lloje xhaketash që jemi varur për të na parë njerëzit se çfarë stofi jemi, apo si jemi prerë. Kjo nuk mund të dalë thjeshtë nga sënduku i kryetarit dhe t’i ofrohet popullit “visheni”. Kjo nuk është e drejtë dhe ka çuar në këtë situatë që jemi sot. Unë jam për ta ndryshuar sistemin, sepse sistemi difekton në sensin e vet. Në një demokraci e brishtë si kjo e Shqipërisë, populli nuk ka gjë në dorë dhe as partia nuk ka gjë në dorë, por vetëm kryetari. Kështu që ta ndryshojmë sistemin, për të prodhuar një politikë të mirë. Nuk jam i sigurt cila është plitika e duhur, por kemi kohë të mjaftueshme, tre vjet. Kjo punë bëhet tani sepse gjithmonë është bërë tre muaj përpara zgjedhjeve, dhe është bërë nën presionin e interessave elektorale, dhe është bërë gabim. Duhet bërë një Sistem i qëndrueshëm.

 

Përsa i përket vendimit më të fundit të qeverisë në ligjin 7501 ( ligji i pronave). Çfarë mund të thoni?

 Të mos ju japësh më njerëzve tapinë, të mos ju regjistrosh pronën, kjo është një shkelje e ligjit që vetëm kjo qeveri merr kurajon për ta bërë, duke u shprehur se 7501-i, nuk është zbatuar siç duhet. Kjo qeveri merret me burokracinë e 7501-it, jo me esencën. Unë nuk jam kundër burokracisë së këtij ligji. Këtu nëpunësit e shtetit, përsa kohë që ky është një proçes i ligjshëm, duhet t’ju japin letrat njerëzve, por jam që ky ligj duhet rrëzuar në esencën e vet, pasi ishtei dëmshëm për ekonominë dhe shtetin, duke lënë pronën pezull prej shumë vitesh. Ndërsa kjo që bën qeveria nuk është gje tjetër përveçse një verifikim i atyrë që janë po letrat e qeverisë së vet, por që tashmë mund të bëhet vend për abuzim. Kjo nuk është e drejtë, sepse nuk po atakojmë esencën e 7501-it, si  një ligj i pamoralshëm. Rishikimi i këtij ligji do të hapë shumë problem dhe do të zgjerojë dobësinë e madhe që ka patur shteti ynë, mungesën e garancisë. Nga kjo pikëpamje unë them që po bëhet një rrëmujë më e madhe. Qeveria, së bashku me opozitën, mund të rishikojë përqark 7501-it, dhe të ndërmarrë ndryshime konform ligjit, në favor të sistemit të qeverisë së ligjshme, që të kompensojë maksimalisht ata që mund të kompensohen. Përtej gabimeve që janë bërë në dy dekada e gjysmë, poe ajo që është sot në mënyrë të diskutushme por mund të bëhet në mënyrë të ligjshme. Këto rishpërndajnë tokat joproduktive. Zgjerojnë në mënyrë artificial një fond kompensimi i cili nuk bëhet në këtë mënyrë. Do të ofrohesha, si njeri i fushës për të kontribuuar në ndryshueshmërinë e këtij ligji, nëse do të ishte i drejtë. Sot me këto kushte unë mendoj që ky është një veprim që ka bërë kjo qeveri, ashtu siç ka bërë edhe shumë veprime të tjera, më shumë abuziv e korruptiv, sesa kompensues.

 

Le të ndalemi pak tek gjendja aktuale e Partisë Demokratike, ngjarjet e fundit që kanë ndodhur, akuzat e ngritura, frakturat brenda saj, cili është këndvështrimi juaj?

 

Kjo është temë shumë e gjatë dhe pavarësisht se nuk jam adapt për këtë punë , si outsider. Por mendoj që është në detyrën e Z.Basha , si kryetari i partisë më të madhe opozitare, në mënyre simbolike kryetar i opozitës duhet të bëjë maksimumin e sforcos për të bërë zgjerimin e hartës opozitare. Këtu kemi patur një tentativë bashkëpunimi që vazhdon sot e kësaj dite mes PD-së  dhe LSI-së, por Basha nuk mund të ndalet që të bashkëpunojë me partitë e tjera që janë jashtë partisë Demokratike dhe që kanë pasur edhe një histori zig-zage, dhe të lërë pas dorë ata që kanë qenë trungu i historisë së PD-së, apo të qendrës së djathtë. Të gjitha lëvizjet që vërtiten, nuk mund të lihen jashtë PD-së, pasi kontributi ka qenë i padiskutueshëm, edhe pse shpeshherë kanë marrë edhe emra kundërshtarëshm. Unë e gjykoj që është në të mirën e Partisë Demokratike ta hapë këtë të fundit. Ta bëjë një territor që të mos ketë gardhe, ose të jenë gardhe të ulta që të mund t’i kapërcejmë të gjithë. Ne kemi nevojë për një komunitet njerëzish opozitarë, të cilët përtej mendimit ndryshe kontribuojnë për ta zgjeruar partinë. Partia Demokratike duhet të lejojë korrendet, jo fraksionet, sepse fraksionet janë një copë shkëmbi që shkëputen nga i tëri dhe që nuk ngjitet më. Korrendet janë përrenj që derdhen të gjithë në një lum të madh opozitar. Janë lëvizje që mund të përzihen me njëra-tjetrën dhe koha e tregon. Në qoftë se Basha do ta ketë ketë filozofi moderniste, korrendet verifikohen çdo dy vjet, në kohën e zgjedhjeve brenda partisë apo edhe më gjerë, jam i sigurtë që Basha do të jetë autori i një revolucioni të ri politik, i cili do t’i japë shancin zgjerimit të pellgut opozitar. Të gjithë komponentët të mos shikohen si armiq të njëri-tjetrit, por të bëjnë një platform të përbashkët politike, e cila të jetë konkuruese më këtë mazhorancë që nuk meriton të jetë në pushtet asnjë ditë më shumë, por vazhdon të qëndrojë për shkak të dobësive tona si opozitë. Kjo është analiza që bëj unë, përtej asaj, e ritheksoj që ndoshta nuk jam njeriu më adapt.

Unë do të thoja, që nëse  ju jepet hapësira kritikëve të Bashës, mundët të bëhet një korrend, nëse shtyhen jashtë, mund të kthehen në një fraksion e përtej. Politika është një formulë e cila verifikohet në zgjedhje, të gjitha të tjerat pastaj janë hipoteza. Unë do të sugjeroja që principi që na bashkon është principi i të qenurit të djathtë. Të gjithë ata që kontribuojnë në krahun e djathtë, konsiderohen aleatë, dhe nëse do të konsideroheshin të tillë, do të ndihmoni shumë. Herën e fundit nuk e patën këtë shanc, pasi herën e fundit mbetën jashtë shumë grupe politike. Ne nuk pretendojmë të jemi të gjithë të njëjtë. Pastaj çdo të thotë nga ana filozofike të bashkosh? Do të thotë të bashkosh gjërat që janë të ndryshme. Gjërat njëlloj nuk kanë nevojë për bashkim. Të kundërt me ne janë pala tjetër. Në këtë pozicion që jemi sot, unë them që kemi nevojë si opozitë për një rezultat pozitiv në zgjedhjet administrative, jo sepse kemi nevojë për qeverisje të një territori, por sepse nga zgjedhjet administrative varen pastaj edhe ato politike. Prandaj duhet një marrëveshje dhe bashkëpunim dhe lëvizje brenda partisë Demokratike. Pra duhet një tolerancë që në mendim. Nuk kemi luksin të krijojmë armiq të rinj.

Standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here