Gazetari: Lobim për qeverinë apo lobim për partinë? Lekët nga taksat tona apo s’dihet nga e kanë prejardhjen?

0
133

Gazetari Elio Laze ka publikuar në rrjetin social një seri dokumentesh mbi kontratën e lobimit mes Partisë Socialiste dhe kompanisë amerikane Ballard Partners që drejtohet nga Brian. D. Ballard.

Kontrata në fjalë parashikon një pagesë mujore prej 20 mijë dollarësh amerikanë, ndërsa ajo është firmosur më 1 shkurt 2017 me një afat 12 mujor, çka do të thotë se përfundon më 1 prill 2018.

Gazetari Laze në postimin e tij shprehet se në rastin më të mirë paratë që i janë paguar kompanisë lotuese ose kanë dalë nga taksat e shqiptarëve, ose në atë më të keq, s’dihet nga e kanë prejardhjen.

Laze ngre pyetjen sepse kontrata në fjalë është firmosur nga shefi i kabinetit të Kryeministrit dhe jo nga zyrtarë të PS-së, në mungesë të kryeministrit Edi Rama.

Nisur nga kjo ai ngre një tjetër çështje, nëse ky lobim ishte për partinë apo për qeverinë.

Postimi i gazetarit Elio Laze

INVESTIGIM/ Lobim per qeverine apo lobim per partine?

Me 1 prill te vitit 2017 qeveria shqiptare firmos nje marrveshje lobimi me kompanine amerikane “Ballard Partners” me seli ne Ëashington DC qe drejtohet nga lobisti Brian D. Ballard.

Nje kontrate qe kohezgjatjen e ka 12 muaj. Nga 1 prilli i vitit 2017 pak muaj para zgjedhjeve te pergjithshme ne vendin tone dhe perfundon ne 31 mars 2018, pra pas pak ditesh. Nje kontrate lobimi ne fokus te se ciles eshte: “Lobimi i Ballard Partners ne qeverine amerikane per Partine Socialiste”.

Vlera e kesaj kontrate eshte 20.000 USD ne muaj (njezet mije dollare amerikane) me vlere te pergjithshme 240.000 USD (dyqind e dyzet mije dollare amerikane) ose e thene ne shqip 25,296,000 leke ose ndryshe rreth dyqind e pesedhjete e dy milione leke. Leke tashme te paguara. Leke te cilat ne rastin me te “mire” kane dale nga taksat tona dhe ne rastin me te keq s’dihet nga e kane prejardhjen.

Pra, sic shihet nga kjo kontrate pa na pyetur njeri ne, vendoset qe te lobohet ne emer te nje partie. Te partise ne pushtet qe administron taksat tona.

Dhe kjo eshte vetem nje ane e medaljes. Pyetja qe lind natyrshem eshte: Çfare perfitimi ka patur vendi yne, qeveria shqiptare dhe populli shqiptar nga kjo kontrate lobimi?

Detajet e kontrates i keni te zbardhura ne fotot me poshte, por ajo qe kuptohet qarte eshte nje absurd.

Ne mungese te kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama, kontraten ne emer te Partise Socialiste e firmos Endri Fuga. Drejtori i Komunikimit ne Kryeministri.

A mund te kete nje transparence se me çfare tagri nje kontrate te tille lobimi e firmos Endri Fuga i Rames dhe jo drejtuesit e Partise Socialiste?

Deri sa Partia Socialiste, qeveria shqiptare, Endri Fuga apo dhe vete Edi Rama te vendosin te japin nje pergjigje per pyetjet me siper, investigimi do te vijoje.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here