FOTO/ Drogë dhe plehra shqiptare në Kroaci, nga deti…..

0
171

Era e fortë ka nxjerrë pako marijuane në portin e Dubrovnikut, në Kroaci.

Policia lokale ka patrulluar menjëherë zonën detare duke mbledhur pakot për të mos përfunduar në duart e gabuara

Sipas autoriteteve, është pothuajse e sigurt që droga është hedhur në det nga ndonjë motoskaf që bën trafiqe midis Malit të Zi dhe Italisë.

Ka mundësi që për t’i shpëtuar kontrollit ata e kanë hedhur ngarkesën, sasia e plotë e së cilës nuk është bërë e ditur. Më pas, shiroku dhe dallgët e detit e kanë nxjerrë atë në bregun dalmat.

Nuk është hera e parë që deti nxjerr drogë në bregun e Dalmacisë jugore. Këtë herë “e veçanta” është që marijuana iu është bashkuar tonelatave të plehrave shqiptare të çuara në veri të Adriatikut nga rrymat detare, një problem shumëvjeçar tashmë sa herë që fryn erë nga jugu.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here