E rëndë/ Pronarja e lokalit në Tiranë nuk përmbahet, godet me grusht klienten…

0
209

Një grua në Tiranë ka kallëzuar në polici pronaren e një lokali, pasi sipas saj e ka qëlluar me grusht. M.T, 28 vjec banuese në Tiranë pretendon se dje në rrugën “Skënder Kosturi” në Tiranë, në një lokal lojërash fëmijësh që ajo kishte frekuentuar është goditur nga pronarja e lokalit të cilën nuk e njeh.

Njoftimi i policisë:
Më datë 18.03.2018, shtetasja M.T, vjeç 28, banuese në Tiranë, kallëzon se në rrugën “Skënder Kosturi”, në një lokal lojërash fëmijësh, është goditur me grusht, nga pronarja e lokalit të cilën nuk e njeh. Punohet për identifikimin dhe shoqërimin e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here