Dosja Tahiri/ Brahimllari: Prokuroria ka mbyllur çështje të politikanëve të përfshirë në afera korruptive…

0
166

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Socialistë për Integrim, Endrit Brahimllari foli sot për krijimin e komisionit “Tahiri”.

I ftuar në Fax News, Brahimllari u shpreh se do të hetohen edhe drejtues të lartë të policisë së shtetit, derisa të zbardhet e vërteta.

“Shqipëria është kthyer në një nyje të rrezikshme të drogave të forta. Tani nuk është më thjesht një rrugë kalimi, por furnizuesi kryesor i gjithë Europës. Kapja e ngarkesa të mëdha me drogë tregon se Shqipëria është një moment shumë kritik.

Është një çështje në hetim dhe i takon Prokurorisë ta përfundojë si çështje. Përsa i përket komisionit ne kemi për detyrë ta ndjekim që të kuptojmë që gjithçka po ecën siç duhet.

Ne nuk ecim sipas hetimit të Prokurorisë. Ky komision përfshin edhe hetimin e drejtuesve të lartë të policisë.

Ne kërkojmë të zbardhet e vërteta përsa I përket implikimit të policisë së shtetit në transportimin e drogës. Ne nuk mund të lejojmë që të bëhen arrestime politike, por duhet të zbardhet e vërteta. Nuk mund të jetohet në një vend ku policia përkrah kriminelët.

Tre drejtues kryesorë janë në kërkim pikerisht për këtë çështje, kanë qenë mbështjetje e bosëve të drogës,”- tha Sekretari i përgjithsëhm të LSI-së.

Përsa i përket çështjes së Frrokaj, Brahimllari u shpeh se burgu nuk është një urim që u duhet bërë njerëzve.

“E para, burgun nuk ja uroj askujt, por un nuk koment mbi vendimin e gjykatës. Është Gjykata ajo që e vendos.”

I pyetur nëse mbrojtja që po i bëhet Dashamir Xhikës është një presion ndaj Prokurorisë, Endrit Brahimllari u shpreh se Xhika është atje ku është për një goditje politike.

“Xhika është arrestuar për çështje politike, por do të përballet me drejtësinë, dhe do të dalë e vërteta. Nuk ja kemi merakun kësaj çështjeje dhe nuk jemi këtu për t’u marrë me arrestime politike.”

“Një shtet i cili bazohet në institucione të cilat bazohen në të vërtetën në të drejtë, ain quhet shtet. Ne kemi goditur një Shqipëri që ishte jashtë kontrollit.

Një aksion i madh antodrogë nuk ja mbush mendjen opozitës që jemi në rrugën e duhur.

Dhe mënyra më e mirë për ta vërtetuar këtë është se Prokuroria ka hapur edhe ka mbyllur çështje të politikanëve të përfshirë në afera korruptive,”- përfundoi Endrit Brahimllari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here