Çmendet moti! Jo vetëm dëborë! Ja ç’iu pret tjetër…

0
251

Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit dhe dëborë në zonat malore priten ditët në vijim të javës së parafundit të Marsit.

Reshjet

Sipas Meteoalb: Sot deri në mbrëmje, shirat pakësohen ndjeshëm në të gjithë vendin por mbeten prezent në sasi të pakta edhe gjatë natës.

Dita e martë mbetet me shira të pakët në pjesën e parë të ditës kryesisht në Veri dhe Qendër. Gjatë ditës, moti kthjellohet në pjesën më ët madhe të territorit por sërish mbrëmja dhe nata sjellin fuqizim të vranësirave dhe shirave në të gjithë vendin duke sjellë reshje dëbore në Veri-Verilindje.

E mërkura, gjatë pjesës së parë të saj paraqitet me reshje intensive në Veri dhe pjesërisht në Qendër ndërsa pjesa e dytë e ditës, zhvendos reshjet mesatare dhe intensive në Qendër dhe Jug të vendit.

Dita e enjte dhe deri në fundjavë, mbetet me reshje të pakta shiu e dëbore.

Temperaturat

Ditën e sotme, temperaturat pritet të ulen edhe për orët vijuese. Rënie e ndjeshme mëngjesi i së martës dhe mesdita e së mërkurës.

Po ashtu, një tjetër rënie me të paktën 3°C sjell e enjte, gjatë mëngjesit dhe mesditës, ndërsa e premtja dhe fundjava sjellin rritje gradualë të temperaturave në të gjithë vendin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here