“Arrestimet në Lezhë një show politik dhe si kërrbaç ndaj lezhjanëve për zgjedhjet lokale”

0
173

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, i ka cilësuar si show, arrestimet e bëra në Lezhë.

E ftuar në Real Story, Kryemadhi tha se arrestimi i kryebashkiakut të Lezhës pa u dhënë më parë një vendim i gjykatës, është një sulm i hapur politik

Sipas saj nëse ka njerëz që duhen arrestuar janë ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi, dhe kryetari i Bashkisë së Fierit Armando Subashi.

‘Arrestimet në Lezhë më shumë ishte një show politik, ose një kërrbaçc ndaj lezhjanëve për tu përgatitur për zgjedhjet lokale. Historia e mafies së tokave në Lezhë është një histori e vjetër. Pasi nuk ka të bëjë vetëm me tjetërsimin e pronës, por dhe me legalizimet apo dhe me pallatet.

Unë doja ta theksoja se kanë ndaluar edhe familjarë të të ndaluarve, edhe për të dëgjuar një version të tyre. Pasi sot për fat të keq mediat shqiptare janë përballë presionit të pushtetit. Arrestimet e bujshme janë kthyer tani si propagandë.

Unë nuk dua të bëj rolin e prokurores, por mendoj se është shumë shpejt për të arritur në përfundime të tilla, po të jetë për tu arrestuar duhet arrestuar edhe kryetari i bashkisë së Fierit, i cili tjetërsoi tokën për inceneratorin. Kemi rastin e tjetërsimit të pronave në Kavajë, ku u arrestuan persona të pafajshëm dhe jo ish-kryetari i bashkisë’, tha Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here