Shkodra nën pushtetin e ujit, por qeveria as ka ndërmemd të shpallë gjendjen e jashtzakonshme

0
130

Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkisë së Shkodrës deri në orën 9.00 të datës 18 mars 2018, vazhdon të përkeqësohet dhe sipërfaqja totale ka arritur mbi 2420 Ha. Në detaje paraqitet si më poshtë:

Deri në këto momente, janë mbi 780 ha tokë e përmbytur në Njësinë Administrative të Dajçit: Fshati Mushan (kënetë dhe argjinaturë) 290 ha, fshati Shirq 240 ha, fshati Suka-Dajç (kënetë) 70 ha, fshati Dajç (kënetë) 100 ha, fshati Darragjat 40 ha, fshati Samrisht i Ri 15 ha, fshati Samrisht i Vjetër 10 ha, fshati Pentar 15 ha.Kalimi bëhet i mundur me mjete të larta. Niveli i ujit ka pësuar rritje sipas hidrometrit në kuotën 6.45 cm dhe ka tendencë rritjeje.Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, bimë dekorative dhe të tjera si më poshtë:

Në lagjen Zadrimë, lagjen Marinaj dhe lagjen e Maçit në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 20 familje dhe në fshatin Mushan 5 familje. Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit afërsisht në 300 m gjatësi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here