Rama “mik për kokë”/ Agron Papuli fituesi i paramenduar i tenderit me vlerë 2.5 milionë USD…

0
1189

Një prej miqve të kryeministrit Edi Rama, njëherësh pronari i disa koncesionarëve në Shqipëri, Agron Papuli, po përflitet si fituesi kryesor i një tenderi me vlerë 2.5 milionë USD, për dhënien me qira të disa makinave, për Policinë e Shtetit.

Tpz.al disponon dokumentat e këtij tenderi të Policisë së Shtetit, ku kreu i ri i Policisë, Ardi Veliu, ka kërkuar marrjen me qira të 134 automjeteve për një periudhë prej 4 vitesh. Sipas specifikimeve teknike, rezulton se policia i kërkon automjetet me një cilindratë 1550 ç. Makina të jetë me naftë dhe numri i cilindrave minimumi 4. Kutia e shpejtësisë 5/6+1 marshe, shpejtësia maksimale mjetit 180 km/orë dhe numri i dyerve 4. Norma e konsumit e kombinuar e mjetit që do të ofrohet të mos e kalojë vlerën 5.5 litër për 100 km.

Gjithashtu kërkohen makina me disa aksesorë shtesë si, me sistem drejtimi në krahun e majtë, me asistence hidraulike ose elektrike. Frenat me sistem ABS. Të ketë E.S.P (Sistemi Kontrollit Trajektores), airbag për shoferin dhe pasagjerin. Xhamat të jenë 10 % errësim në xhamat e dyerve të pasme dhe xhami i madh i pasëm. Të ketë mbyllje e centralizuar e dyerve, komandim në distancë. Të ketë sistem kondicionimi në kabinë, ndërsa kërkohen që mjetet të jenë prodhim i 2 viteve të fundit.

Në relacion nuk është argumentuar përse Policia e Shtetit për herë të parë në historinë e saj po tenderon makina me qira, në vend që t’i blejë ato. Kryepolici Ardi Veliu po tenton të përmirësojë infrastrukturën e Policisë së Shtetit, por ai duhet të marrë parasysh kostot e këtij tenderi që është realisht tepër i lartë dhe dëmton buxhetin e shtetit.

Nëse do të bëjmë një përllogaritje të thjeshtë, një makinë në koncesionar me këto parametra bazë që kërkohen nga Policia e Shtetit, nuk i kalon 13 mijë dollarë. Pra, në total për 134 makina, vlera e tyre do të shkonte 1.75 milionë dollarë dhe automjetet do të mbeteshin në pronësi të shtetit.

Policia e Shtetit jo vetëm që s’do të ketë në pronësi automjetet pas 4 vitesh përdorimi, por nga ana tjetër po shpenzon rreth 750 mije dollarë më tepër nga buxheti i shtetit, nga taksat e shqiptarëve.

Kujtojmë që Policia e Shtetit lidhi para 9 muajsh me shoqërinë Tirana Auto kontratën për blerjen e makinave me vlerë 1.1 miliard lekë dhe në 2015 lidhi kontratë me vlerë 1.4 miliard lekë me Hyundai.

Por ky nuk është i vetmi problem! Skandali mund të thellohet edhe më tej, pasi burime konfidenciale bëjnë me dije se fituesi i paracaktuar i këtij tenderi mund të jetë Agron Papuli, pronari i Volksëagen në Shqipëri. Papuli është i përfolur për disa koncesione makinash me administratën shtetërore, ku më i debatueshmi është porositja e disa makinave Jaguar për kabinetin qeveritar të kryeministrit Edi Rama.

Tpz.al do të monitorojë deri në fund këtë tender, që përveç skandalit të shpërdorimit të parave nga Policia e Shtetit, mund të jetë i paracaktuar.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here