Mustafa Nano e quajti “qënie vulgare”, Ilda Bejeri i kthehet keq (VIDEO)

0
250

Deklarata e Mustafa Nanos për Ilda Bejlerin dhe Bora Zemanin ku i kritikonte për veshjet e tyre në emision prej disa ditësh vazhdon të komentohet. Së fundmi Nano ishte i ftuar në “Zonë e lirë” ku foli mbi deklaratën e bërë teksa e quajti Ildën “qenien më vulgare që ka parë”. Ilda nuk ka duruar më dhe sot i është kthyer Mustafa Nanos me një postim në Instagram ku e quan “policin e minifundit dhe dekoltesë”.

Moderatorja ka postuar një video të një emisioni italian ku shihet se prezantuesja e “Sportitalia”, Jolanda De Rienzome fustan të shkurtër dhe me dekolte, dhe shkruan me ironi se Mustafa Nano duhet çuar në Itali që të gjejë paqe.

“Ndjese, qe nuk kam reaguar me pare por kam qene e impenjuar ne nje projekt shume domethenes per shqiptaret! “Rikthimi i Dallendysheve”, qe kishte per qellim rikthimin e talenteve qe na bejne krenare jashte Shqiperise dhe nuk doja te njollosja kte super event, me “llumin” e opinionisteve qe na rrethojne. Ndoshta kjo eshte nje nga arsyet qe “dallendyshet” kane vendosur te shtegtojne larg.. sepse vlerat ne kete vend nuk perfillen dhe te eturit per vemendje bejne gjithcka per te dale ne siperfaqe, madje duke shkelur dhe mbi identitetin e kujtdo, per me teper duke dale dhe kunder nje ish-studenteje qe eshte diplomuar per gazetari!

Mendoj qe “policin” e minifundit dhe dekoltese ta dergojme dhe ne Itali:) se mbase aty gjen paqe..tani qe po qendroj ne dhomen time pyes veten: Imagjino te kishte gjoks vete ky polici? Cfare do ishte valle? dhe cfare do bente per 5 min “fame” ps. Emisionin ja mbani mend besoj! Ne cfare ore dhe ku transmetohet”, shkruan Ilda.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here