Më thuaj muajin kur ke lindur, të të them problemin më të madh që ke

0

Muaji që keni lindur tregon shumë për ju.

Loading...

Duke filluar që nga anët pozitive dhe anët negative tuaja ashtu edhe për problemet më të mëdha që ju shqetësojnë.

Më poshtë keni një listë për gjithsecilin nga ju, sipas muajit që keni lindur.

Janari

Janë jashtëzakonisht romantikë dhe besnikë dhe kjo gjë tek ata është e domosdoshme, si edhe motivimi i tyre në përqendrimin e arritjes së qëllimeve dhe ëndrrave të parashikuara.

Partnerët e tyre shpesh ankohen që janë të përkushtuar shumë ndaj punës. Problem e kanë të gjejnë balancën midis jetës afariste dhe private, andaj çdo gjë kryesisht ia përkushtojnë jetës afariste, shkruan Telegrafi.

Shkurti

Kanë shpirt të lirë dhe kanë pikëpamje të gjerë ndaj botës, prandaj pa probleme lidhin miqësi të reja.

Janë argëtues, mirëpo nuk e kanë edhe aq të qartë se si ndihen, andaj mund të duken të ftohtë dhe të painteresuar për personin tjetër. Marrëdhënia e tillë askujt nuk i është argëtuese.

Marsi

Të lindurit në këtë muaj janë ndër njerëzit më të dashur në shoqëri, sepse janë të butë, të kujdesshëm dhe me ta është kënaqësi të shoqërohesh.

Ajo që shpesh i pengon në jetë është që janë hakmarrës dhe nuk mund t’i lënë disa gjëra të cilat kanë ndodhur dhe i kanë lënduar.

Prilli

Personaliteti i paparashikueshëm i këtyre njerëzve përshtatet shkëlqyeshëm me energjinë e tyre, mirëpo kombinimi i tillë ndonjëherë i çon në agresivitet dhe në pamundësi të kontrollit të emocioneve. Nëse nuk janë në humor të mirë, me ta është e vështirë të bisedohet për atë se çfarë i mundon.

Komunikimi i mirë është një ndër aspektet më të rëndësishme të çdo marrëdhënieje, mirëpo këtyre njerëzve kjo gjë u është sfidë e madhe.

Maji

Bebet e lindura në maj dëshirojnë të realizojnë çdo gjë që e mendojnë, mirëpo ata partnerët e vet nuk i lënë në vendin e fundit por do t’u përkushtohen shumë. E vetmja gjë që duhet është që të kujdesen për temperamentin, sepse shpejt shpërthejnë.

Ekzistojnë mënyra më të mira për ballafaqim me emocionet negative sesa zhurmat, britmat dhe ofendimet.

Qershori

Në vendin e fundit janë njerëzit të cilët është shumë e lehtë t’i dashurosh për atë që vërtet ndiejnë për të tjerët, kanë kuptim të shkëlqyeshëm për humor dhe për personalitet të pabesueshëm për të cilat të gjithë në shoqërinë e tyre ndihen plotësisht rehat.

Ajo që duhet t’i kushtojnë kujdes është që të mos i ndrydhim emocionet kur janë të lënduar dhe të besojnë për emocionet e tilla.

Korriku

Disa nga ata që nga fëmijëria ëndërrojnë për martesën dhe për dashurinë e madhe. Kanë diçka magnetike në vete që i tërheqin njerëzit dhe ata vërtet kujdesen për ndjenjat e të tjerëve.

Të vetmin problem është që mendojnë shumë për gjërat të cilat u kanë ndodhur dhe të cilat më nuk mund t’i ndryshojnë.

Gushti

Kanë zemër të madhe dhe kjo njerëzve u është shumë tërheqëse, mirëpo është e vështirë të jesh me ta, sepse tmerrohen kur shfaqen problemet e para në lidhje dhe ikin si të pakrye. I mundon xhelozia dhe pasiguria në marrëdhënie dhe në vend që të ballafaqohen me pengesat, ata bëjnë panik dhe të gjitha i fshehin.

Partnerët kanë përshtypjen që me ta duhet patjetër të ecin sikur shkelin mbi vezë, gjë që i lodhë shumë.

Shtatori

Njerëzit e lindur në këtë muaj i stolisin karakteret e mrekullueshme siç janë vetëbesimi, etika e lartë e punës, inteligjenca dhe kureshtja. Ajo që i bën të vështirë për t’i dashuruar është tendenca e tyre që kritikojnë të gjithë dhe çdokënd. Në një moment janë të sjellshëm, ndërsa në momentin tjetër nuk mund të durojnë që të mos theksojnë ndonjë të metë apo mungesë të dikujt.

Veç kësaj, emocionet dhe ato që i mundojnë shpesh i mbajnë brenda vetes, prandaj kjo gjë i detyron që të kritikojnë edhe më shumë dhe i çon në pamundësi të mbajtjes së lidhjes cilësore dhe të shëndetshme.

Tetori

Është e lehtë t’i dashurosh, sepse nuk kanë probleme me ofrimin e kujdesit. Ata nuk përpiqen vetëm sipërfaqësisht dhe ata personin e dashur gjithmonë e vendosin në vend të parë dhe këtë gjë rregullisht ia bëjnë me dije.

I mundon paksa xhelozia dhe ngarkohen me mendimet e të tjerëve, andaj kjo gjë ua largon vëmendjen nga lidhja dhe në këtë drejtim duhet të kujdesen.

Nëntori

Kur u shkon çdo gjë për dore me ta është e lehtë të ndërtosh marrëdhëniet. Atëherë janë të sinqertë, besnikë dhe vazhdimisht shfaqin dashuri në njëqind mënyra. Kur hasin në ndonjë pengesë, mbyllen emocionalisht dhe vendosin mure përreth vetes dhe e fshehin të drejtën e tyre.

Nga e gjithë kjo rezultojnë zemërimi dhe refuzimi. Për këtë shkak ata kanë shumë probleme me partnerin.

Dhjetori

Me njerëzit e dimrit është kënaqësi të jesh në lidhje, sepse i stolis shpirtmadhësia, ngrohtësia, por edhe një dozë humori, andaj me ta kurrë nuk do të mërziteni. Partnerët e humbin durimin për shkak të padurueshmërisë dhe impulsivitetit.

Duhet patjetër të mësojnë që të ngadalësojnë, të marrin frymë thellë dhe të mendojnë për gjërat të cilat i mundojnë dhe qetësisht të arrijnë deri te zgjidhja.

Loading...

Lini nje pergjigje