Cmendet moti. Shi, ngrica qe fillojne….

0
200

Kjo javë që vjen pritet të sjellë surpriza për sa u përket kushteve të motit. Përveç reshjeve të dendura të shiut, rikthehen reshjet e dëborës dhe zbritjet e ndjeshme të temperaturave deri nën 0 gradë në zonat malore.

Temperaturat do të nisin të zbresin që nga dita e hënë. Ndonëse në zonat e ulëta dhe bregdet ato kishin mbërritur deri në 25 gradë në mesditë, duke kaluar edhe temperaturat mesatare të muajit mars, gjatë kësaj jave pritet që temperaturat e ulëta të shënojnë 4 gradë Celsius dhe në mesditë të mos i kalojnë 18 gradët.

Por temperaturat e larta të këtyre ditëve që lamë pas, ku ditën e shtunë termometri regjistroi vlera deri në 25 gradë Celsius si dhe reshjet e shumta të shiut, kanë bërë që të shkrijë dëbora në zonat malore, duke rritur sasinë e prurjeve nëpër lumenj.

Nga përllogaritjet e Institutit të Gjeoshkencave, të Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, rezulton se në lumenjtë e Drinit, Bunës dhe liqenin e Shkodrës do të ketë prurje në nivele të larta, gjë që bën që të zgjerohet zona e përmbytjeve në zonën e nënShkodrës dhe zonave periferike të qytetit afër liqenit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here