Victoria Beckham tregon arsyen e çuditshme pse nuk qesh kurrë

0
222

Victoria Beckham ka prezantuar motrën e saj të vogël, më të cilën ngjason aq shumë sa ato duken thuajse si binjake. Louise Adams, motra e vogël e Victoria-s ngjan kaq shumë me të, saqë mund t’i ngatërronim pa frikë. Shtoji kësaj qëndrimin tipik përpara aparatit. Duket se e paskemi gjykuar kot znj.Beckham që nuk buzëqesh kurrë në foto, pasi Louise e vërtetoi se pozimi legjendar është thjesht gjenetik dhe kaq.

40 –vjeçarja ka qenë e pranishme në promovimin e albumit fotografik të nipit të saj Brooklyn.  Louise tregon se ka qenë ajo e para, e cila është futur në botën e ekranit. “Unë kam marrë pjesë në reklama të ndryshme që kur kam qenë adoleshente. Dhe, nëse njerëzit mendojnë se unë përfitoj nga fama e motrës sime, s’më intereson, pasi e di që unë kam qenë e para”, është shprehur ajo, e cila tregon gjithashtu se Victoria tregoi më shumë interes dhe u regjistrua në një shkollë teatrale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here