Pas katër vitesh, mbyllet emisioni i moderatorit të njohur (FOTO)

0
183

Ka qenë në transmetim për plot katër vite rresht, por tani nuk do të jetë më. Ka qenë vetë moderator ai që e ka lajmëruar mbylljen e programit të tij.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Turjan Hyska shkroi se emisioni “Oktapod”, nuk do të transmetohet më.

“Kjo foto qenka postimi im i parë në Instagram! Është logo fillestare e ‘Oktapod’, i cili erdhi në tokë në datë 9 prill të vitit 2014 dhe kthehet në det sërish, sot pas mesnate! Për mua ka qenë një eksperiencë interesante që më ka shërbyer shumë! Falenderoj gjithë ata që kanë ardhur të ftuar, ata që na kanë ndjekur dhe stafin tim të ngushtë! Tani e tutje bëni, ç ‘bëni gjatë ditës, natën nuk do e kaloni më me mua! R.I.P Oktapod… 9prill 2014 – 16 Mars 2018,”- shkruan Turi.

srthy_56.PNG

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here