Këto janë ushqimet që ju ngrenë humorin

0

Nëse po kaloni një ditë të keqe, akullorja, picat dhe ëmbëlsirat duket se janë ushqimet më të mira që mund t’ju ngrenë humorin!

Në fakt këto të fundit thjesht do t’ju “shterojnë” energjitë dhe nuk do t’ju rrisin humorin, pasi nuk do të çlirojnë hormonet e lumturisë në trurin tuaj !

Për të stimuluar prodhimin e serotoninës, dopaminës, ju duhet të siguroheni që regjimi juaj ushqimor të përmbajë këto vlera ushqyese:

Hulumtuesit besojnë se 90% e serotoninës prodhohet në aparatin tretës, ndaj duhet të besoni se të gjitha ndjenjat e mira lindin nga stomaku!

Hani ushqime të pasura me probiotikë. Mos lini jashtë regjimit ushqimor, produktet që janë të pasura me kompleksin e vitaminave B ! këto të fundit janë esenciale për ngritjen e humorit, për prodhimin e melatoninën (hormoni i gjumit) dhe serotoninës. Yndyrnat e shëndetshme omega 3 mbështesin funksionet e trurit ! Hekuri dhe zinku gjithashtu njihet si mineralet që parandalojnë depresionin dhe luajnë një rol kryesor në transportimin e neurotransmetuesve të lumturisë, transmeton Living.al.

Gjendrat e tiroideve kanë nevojë për selenium që të funksionojnë si duhet, dhe duke qenë se kjo gjender është “fabrika” e prodhimit të hormoneve, duhet të siguroheni që kjo e fundit të mos ketë asnjë deficit. Kjo është lista e ushqimeve:

Fruta të thata si arrat e brazilit

Qershitë

Çokollata e zezë

Banane

Tërshërë

Peshk

Kos

Spinaq.

Lini nje pergjigje