Qeveri në mërgim…. nga profesor Artan Fuga

0

Në vëmendje të z. Pandeli Majko, ministër për emigracion dhe disporë!

Loading...

Besoj se zoti kryeminister dhe kryetarët e partive politike e dinë se në emigracion, këto tre dekada, janë formuar shqiptarë dhe shqiptare të zotët dhe të zonjat, në planin etik, profesional, shkencor dhe politik, që në udhëtimet e mia i kam ndeshur kudo, i kam parë si evoluojnë, si arsyetojnë dhe çfarë arritjesh kanë, me të cilët mund të formohen:

nja njëzet qeveri me antarë kabineti të nivelit europian
nja dyqind drejtori,
nja dymijë deputetë,
me mijra ekspertë.

Kush i man këta jashtë pjesëmarrjes në drejtimin e vendit, kush nuk i fton me lutje dhe përulje, bën një krim kombëtar.

Ka arritur puna sa të shtrohet pyetja e dhimbëshme:

Mos ata që janë në poste dhe vijnë vërdallë duke zëvendësuar njeri tjetrin janë në proces degradimi dhe korrupsioni mendor dhe profesional dhe ata brenda Shqipërisë që janë të përzënë nga cdo nivel drejtimi janë potenciali i vërtetë intelektual i kombit?

Me një fjalë mos jemi çmendur?

Mos ka arritur puna që një pjesë e madhe jona në Shqipëri zhvillon delire nëpunësie dhe politike apo gjoja akademike delirante ndërkaq kur mijra shqiptarë e shqiptare në vende të huaja janë potenciali i vërtetë intelektual, administrativ, menaxherial, i kombit dhe mbahet qëllimisht pas dere?

Mos u kemi vjedhur Shqipërinë?

Cfarë legjitimiteti ka rregjimi politik në Shqipëri, administrata shqiptare, institucionet shkencore, mësimore, universitare, kur mbajnë larg dhe përjashtojnë me strategji politike të mirëfillta diallëzore potencialin e madh shqiptar jashtë vendit ?

Eshtë njësoj si të formosh një ekip me shqiptarë që luajnë futboll me ekipe të huaja dhe ta vesh përballë me një ekip që stërvitet në llucë këtu te ne andej nga ndonjë breg lumi të shterruar!

Mos Shqipëria e vërtetë është në mërgim dhe Shqipëria e mbetur ka nevojë për “gjakun” dhe ADN që i ka rrjedhur?

Mos shkaku dhe rrënja e të gjitha të këqiave te ne është pikërisht se kemi përjashtuar ata që ndodhen jashtë?

Mos na shohin me dhimbje dhe trishtim e mëshjirë ata neve këtu?

Sikurse shihet ndonjë i afërt që ka pësuar ndonjë hemoragji cerebrale dhe ka humbur aftëstë konjitive?

Mos me politikat përjashtuese u kemi uzurpuar Shqipërinë?

Bëjmë si minitra, si deputetë, si akademikë, si politikanë, ndërkohë jemi bij të mijvjeçarit të kaluar, të një Shqipërie që ka qenë e izoluar dhe vazhdon të mbetet e tillë?

E prapambetur!!!

Në vend të politikave integruese të shqiptarëve jashtë, u rezervojmë, me përjashtime të rralla, ftohtësi, frikë nga rivaliteti, përbuzje, keqtrajtime, pra u rezervojmë të gjitha maskaralliqet që vetëm ne dimë t’i prodhojmë?

Loading...

Lini nje pergjigje