“Lali Eri” po i bën të gjitha rrugët parkim me pagesë

1
338

“Lali Eri” po i bën të gjitha rrugët parkim me pagesë

Duke nisur nga dita e sotme, parkimi do të bëhet me pagesë në 10 rrugë të Zonës B në kryeqytet. Sipas Agjencisë “Tirana Parking”, tarifa për përdoruesit e vendparkimeve në rrugët e destinuara për Parkim Publik me Pagesë është përcaktuar 1 orë/40 lekë. Ky tarifim vlen për rrugët e poshtëshënuara:

  1. Siri Kodra
  2. Petro Nini Luarasi
  3. Blv. Bajram Curri (Seg. Rr. Kavajës-Sulejman Delvina)
  4. Janosh Huniadi
  5. Liman Kaba
  6. Perlat Rexhepi
  7. Dëshmorët e 4 Shkurtit
  8. Skënder Luarasi
  9. Blv. Bajram Curri (Seg.Konti Leopold-Teodor Muzaka)
  10. Rr. e Kavajës (Seg. 21 Dhjetori- Pallati me shigjeta)

Sa i takon mënyrës së pagesës së parkimit, sipas “Tirana Parking” mund të kryhet edhe me SMS Payment duke dërguar një SMS në numrin 50500 me tekst: Targa e automjetit, Hapësirë, Zona e tarifimit. “Shembull( AA111AZ B) ose ( TR2345Z B). Shkrimi i targës duhet të jetë pa hapësira”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here