Skandali në FSHZH/ Tenderi fitohet me 99.99999 % të vlerës

0
150

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka zhvilluar së fundmi “tenderin” e  rikonstruksionit të Bulervardit të Vlorës “Loti 2”. Në garë janë paraqitur 6 firma, nga të cilat pesë prej tyre janë skualifikuar.

Në rast se do të shikojmë me kujdes ofertat janë disa nga firmat më serioze në treg. Fituesi është shpallur një subjekt, i cili në fondin prej 1 miliardë e 59 mijë lekë të reja, e ka fituar subjekti që ka ofruar 999999932.00 lekë, pra tenderit i kanë shpëtuar disa qindarka, ndërkohë që bëhet fjalë për 10 miliard lekë të vjetra, gati 9 milion dollarë.

Fondeve të tenderuara në fund ju ka shpëtuar vlera e drekës së drejtorit.

Të gjitha kompanitë që kanë marrë pjesë duken me peshë dhe mjaft të rëndësishme në tregun e ndërtimit në Shqipëri.

FSHZH ka bërë disa skualifikime, duke i hapur rrugën fituesit.

Tenderi i paravendosur dhe korrupsion? Institucioni vështirë se mund ta mohojë, ndërkohë që në garë ka pasur oferta më të ulëta, por ato janë skualifikuar.

Cila është arsyeja që ka çuar tek një fitues në tender, vlera e të cilit është përafërsisht e njëjtë me fondin limit?

Ky nuk është rasti i parë që Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën tendera me të tilla vlera, të cilat kalojnë kryesisht në heshtje, pas pazareve që bëhen në këtë institucion.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here