Rama largohet nga Parlamenti, Basha: Po takon Saimir Tahirin!

0

Seanca e ditës së sotme në kuvendin e Shqipërisë ka në qendër të debatit skemën e re të ndihmës ekonomike.

Pasi ka mbaruar fjalën, kryeministri Edi Rama është parë të largohet nga salla, çka ka bërë që të reagojë kreu i PD-së Lulzim Basha.

Ai ka deklaruar se Rama është larguar nga parlamenti për të takuar ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin, me të cilin opozita thotë se është takuar pak ditë më parë në spital privat në Tiranë.

 “Ku shkoi kryeministri. Do takojë Tahirin, dhe ku, si minj nëpër skutat e spitaleve, shpikin dhe sëmundje të paqena se kanë një sëmundje të madhe dhe të përbashkët, kokainën jo atë që konsumojnë të dy si e dini të gjithë, por që e sjellin me kontenierë, i kanë të dyja këmbët në një këpucë, lërini përrallat me rusë shikoni faktet me kolumbianë”- tha Basha.

Loading...

Lini nje pergjigje