Përparim Kabo shpërthen ndaj Ramës dhe Kumbaros. Pse hesht Majko sot kunder ketij shkaterrimi

0
194

Kur i kërkuam një intervistë për zhvillimet më të fundit rreth godinës së Teatrit Kombëtar, një nga anëtarët e bordit të këtij institucioni dhe një nga dashamirët më të mëdhenj të teatrit dhe njerëzve të teatrit, filozofi Përparim Kabo, ishte duke lexuar “Gomarin e Baba Tasit” të Gjergj Fishtës. Ironike… “E njëjta histori përsëritet”, thotë ai.. Filozofi Përparim Kabo e ka zgjedhur që në krye të herës se cilën anë do të mbajë.

Ai shprehet kundër shembjes së godinës aktuale të Teatrit Kombëtar për të ndërtuar në vend të tij një të ri, duke e konsideruar atë si pjesë të kujtesës dhe historisë së shqiptarëve. Përmes kësaj interviste, ai shpjegon arsyet pse duhet ruajtur godina aktuale, mendimin e tij për qëndrimin që po mbajnë dhe duhet të mbajnë artistët, por edhe shteti përballë një ndërtese si ajo e TK-së. Sipas tij, nëse komuniteti artistik, spektatorët, mediat, ish-ministrat e kulturës, etj., nuk do të reagojnë, godina e Teatrit Kombëtar do të shembet. “Komploti i heshtjes është më i keqi komplot!”, thotë ai. Si anëtar i bordit të TK, ai bën oponencë deri në fund.

“Nëse ka shpirtzbrazur, që për “një kothere” nga ministria a për një projekt që u jep ca para që të ndërrojnë veturën… apo më keq akoma, artistë me demek me dokument partie në xhep që thonë “o burra ta shembim se kështu do Ai i madhi”, këta janë njerëz që s’i duhen askujt. Këta vlejnë si subjekti për dramën që po shkruhet: “Shembja e Teatrit dhe artistët që rrëmojnë themelet e tij”. Teatri mbrohet nga komuniteti, nga qytetarët, nga shoqëria civile, nga media, nga kujtesa historike, nga e djeshmja, e sotmja dhe e ardhmja”, shprehet Kabo.

Sipas tij “të ikësh nga ideali që ke mbrojtur në fillim, do të thotë që ose atje ke qenë për të marrë nga protagonizmi i të tjerëve ose se nuk e di pse duhet të jesh. Mua nuk më tremb ikja e tyre, as më habit. Gjithkush bën sa dhe si di. Ajo që më shqetëson është gojëkyçja e atyre që shkojnë në takime. Edhe unë kisha ftesë. Por pyeta. “Po ne do flasim?”. “Jo, më thanë, ne vetëm do dëgjojmë”. Oh, më falni. Kjo kohë ka ikur për mua, unë nuk marr urdhra nga kushdo qoftë, sepse para lirisë sime, nuk vë gjë tjetër, ndaj edhe nuk vajta në atë takim”.

E ndërsa i pyetur nëse shteti shqiptar nuk ndërton dot një teatër, vetë, Kabo jep këtë përgjigje”

“Nëse ai e shemb, “Unë akuzoj” Ju, Edi Rama dhe Ju, Mirela Kumbaro, që do të shkruheni në histori, se shembët godinën e Teatrit Kombëtar. Ndërsa financimi, është një farsë e pështirë. Një shtet që nuk ka para vetë për një godinë teatri, tregon se në atë shtet nuk ka dashuri për këtë lloj arti… e nëse tempulli blihet e shitet te privati, atëherë kjo tregon pse lindi dhe duhet teatri dhe jo shteti…ky i pafati. Kujtesa është pasuria më e madhe dhe nëse bunkerët vlejnë si kujtesë, pse nuk vlen një tempull: Teatri?!

E gjitha kjo histori është e vjetër. Që 15 vite të shkuara, kur Edi Rama ishte kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe donte të prishte dhe të bënte pallate atje dhe nja dy kate teatër. Ishte koha kur djali i aktores së shquar Ferial Alibali, i tha: “Jo, nuk është e drejtë! Bota mban si gjë muzeale, më falni, dhe të mbathurat e Merlin Monrose”. Dhe zoti Rama tha: “Ok, vini dhe ju brekët e Violeta Manushit”. Në çast, Luftar Paja hipi në skenë dhe i tha: “Turp të kesh, ajo është aktore e madhe e popullit”. Në atë kohë, Kryeministër ishte Pandeli Majko. Ai tha: “Godina nuk do të shembet”. Sot, zoti Majko është ministër i Diasporës. Ai po hesht. Unë e pyes: Pse hesht? Si do i thoni ju shqiptarëve jashtë vendit, që kanë pjesë nga historia e tyre, si spektatorë në atë teatër?”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here