Standard.al

Montonte mina me celular, ‘arrest me burg’ për Gentian Hoxhen

0

Gjyka e Tiranës ka dhënë masen e sigurise për përsonin që u plagos duke montuar mina me telekomandë në dyqanin e tij të celularëve në Tiranë. Arest me Burg është vendimi i gjykatës..

Masa e sigurisë për Gentian Hoxhën, i cili u plagos nga një shpërthim në një dyqan celularësh u dha në ambientet e spitalit.

Në spitalin e Traumës kanë shkuar prokurori Ervin Karanxha dhe gjyqtarja Shefkie Demiraj, të cilët do ti komunikojnë masën e sigurisë Hoxhës.

Prokuroria kërkoi masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për 34-vjeçarin, i cili akuzohet për ‘Prodhim dhe mbajtje të armëve dhe municioneve luftarake’.

Në tavolinën e punës së tij u sekuestruan 3 detonatorë dhe 2 kapsolla të pashpërthyera.

Ekspertët morën edhe monstra nga pluhuri i tritolit, ndërsa të gjitha materialet mësohet se shërbenin për të montuar mina me telekomandë.

Ndërkaq, nga burimet policore mësohet se po verifikohen disa persona që mendohet se kanë lidhje me Hoxhën, ndërsa kjo linjë e bombave me celular ofronte materialin kundrejt një çmimi prej 1500 eurosh.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.