Enca prish kontratën me ish-menaxherin, ai e akuzon për mashtrim prapa shpine

0
158

Këngëtarja Enca Haxhia ka prishur kontratën e saj me ish-menaxherin e koncerteve.

Këtë e ka konfirmuar vet Kastriot Berisha, i cili deri më tani ka qenë menaxheri i saj.

Ai përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka akuzuar këngëtaren për mashtrim, gjë edhe e cila e ka çuar në marrjen e këtij vendimi.

Image

Enca Haxhia dhe ish-menaxheri i saj, Kastriot Berisha

“Pas disa padrejtsive dhe mashtrimeve pas shpine deshta me ju informu qe nga sot un nuk e perfaqsoj #ENCEN mo ..nuk je e para qe vepron ne ket menyr , por ka ardhur koha te funksionoi ligji ose kanuni dhe ti vetëdisoj disa artistë qe duhet respektuar punën dhe nuk mundesh te bëhesh pronare në shpinën e dikujt tjeter ..deri sa tmledhesh mend Ruensa Haxhiaj e ki te ndalume te flasesh me mu dhe block e ke ne çdo event qe mbahet, hajde shnet .. vazhdojmë”, ka shkruar Berisha në Facebook.

I njëjti, ka menaxhuar dhe aranzhuar koncertet e këngëtares nga Shqipëria për gati një vit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here