30 marsi, afati i fundit për bizneset që të deklarojnë pasqyrat financiare

0
196

Tatimet u kanë kujtuar bizneseve se afati i fundit mbi dorëzimin e deklaratës së pagesës së tatimit fitimit dhe pasqyrave financiare për vitin fiskal 2017 është data 30 mars, pasi data 31 mars bie e shtunë dhe 1 prilli është e diel. Por, tatimet bëjnë thirrje që të mos lihet dorëzimi për ditën e fundit. Për të shmangur çdo problem që mund të vijë nga mbingarkesa e sistemit gjatë ditëve të fundjavës (31 mars – 1 prill), Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sugjeron që të merrni masat për deklarimin dhe dorëzimin e deklaratës së pagesës së tatim fitimit dhe pasqyrave financiare për vitin fiskal 2017, brenda datës 30 Mars 2018, ditë e premte kalendarike. Tatimpaguesi duhet të dorëzojë, formularin e Deklarimit të Tatimit mbi Fitimin sipas modelit të miratuar me udhëzim. Ky formular plotësohet në përputhje me shënimet sqaruese. Po kështu, ai dorëzon vetëm elektronikisht në administratën tatimore, bilancin kontabël së bashku me pasqyrat financiare dhe anekset e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here