Qeveria pezullon përkohësisht ligjin 7.501. Zbardhet lista, qytetet që do preken

0
197

Kryeministri Edi Rama pezullon përkohësisht njohjen e të drejtës mbi pronën për ata që përfituan tokë nga ligji i famshëm 7501. Pezullimi është miratuar në mbledhjen e qeverisë në Elbasan. Vendimi thekson se pezullohen procedurat e kalimit në pronësi të përfituesve të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe të regjistrimit të akteve të marrjes së tokës në pronësi, në zonën me rëndësi për fondin e mbështetjes së investimeve strategjike. Sipas vendimit pjesa më e madhe e zonave që ligji 7501 do të pezullohet janë zona bregdetare, aty ku dhe investitorët kanë interes.

Vendimi

Qeveria ka marrë vendim që pjesa më e madhe e zonave që ligji 7501 do të pezullohet janë zona bregdetare, aty ku dhe investitorët kanë interes. Qeveria urdhëron kështu njësitë e vetëqeverisjes vendore, zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme që të pezullojnë procedurat e kalimit në pronësi të tokës së ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe të regjistrimit të akteve të marrjes së tokës, në zonën me rëndësi për fondin e mbështetjes së investimeve strategjike, pavarësisht nga faza procedurale. Në listë janë këto qytete: Shkodër, Lezhë, Kurbin, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Divjakë, Fier, Vlorë, Himarë, Sarandë dhe Konispol. Në vendim ndër të tjera shkruhet se “pezullimin e përkohshëm të procedurave të kalimit në pronësi të përfituesve të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe të regjistrimit të akteve të marrjes së tokës në pronësi, në zonën me rëndësi për fondin e mbështetjes së investimeve strategjike” – shkruhet në vendim. Vendimi i qeverisë parasheh që pezullohen proceduarat e kalimit në pronësi të përfituesve të tokës bujqësore. “Pezullimin e përkohshëm të vijimit të procedurave të kalimit në pronësi të përfituesve të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe të regjistrimit të akteve të marrjes së tokës në pronësi, në zonën me rëndësi për fondin e mbështetjes së investimeve strategjike, sipas hartës bashkëlidhur këtij vendimi, publikuar edhe në Gjeoportalin Kombëtar, të administruar nga Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), deri në krijimin e Fondit të Pasurive të Paluajtshme për Mbështetjen e Investimeve Strategjike, sipas nenit 31, të ligjit nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”  – shkruhet në vendim.  Po ashtu në të njëjtin vendim thuhet se njoftohen dhe hyn në fuqi menjëherë njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. “Njësitë e vetëqeverisjes vendore, zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, territori administrativ i të cilave përfshihet në hartën e përmendur në pikën 1, të këtij vendimi, të pezullojnë procedurat e kalimit në pronësi të tokës së ish-ndërrmarrjeve bujqësore dhe të regjistrimit të akteve të marrjes së tokës, në zonën me rëndësi për fondin e mbështetjes së investimeve strategjike, pavarësisht nga faza procedurale, menjëherë me hyrjen në fuqi të këtij vendimi”. Në vendimin e qeverisë ngarkohen edhe ministritë përkatëse të cilat do të angazhohen për realizimin e vendimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here