‘O xhaxh hajde se mamit i ka rënë të fikët’ Kunati i viktimës tregon si e gjeti kufomën të ulur dhe… (FOTO)

0
246

Mariana Cmeta, është 21 vjeçarja e cila ka pranuar edhe vetë se ka helmuar me lëng portokalli vjehrrën e saj Lirie Lamin.

Ditën e djeshme policia zbardhi ngjarjen e ndodhur një vit më parë, pas një video të rregjistruar nga një hoxhë, ku e reja i kishte rrëfyer ngjarjen e rëndë.

Mariana u arrestua së bashku me vjehrrin e saj Agim Lima dhe 2 persona të tjerë të cilët dyshohen se nuk kallëzuan ngjarjen pas tregimit të videos nga hoxha.

Ditën e sotme në një prononcim për Top Channel, djali i viktimës Oltian Lima ka rrëfyer se pas disa kohësh marrtesë, 21 vjeçarja mendonte se mamaja e tij ishte një magjistare dhe se kishte deklaruar që do ta vriste.

E ndërsa kinati i viktimës ka rrëfyer se si e gjeti në tokë viktimën pas vdekjes.

Ditën e ngjarjes, Lirija kishte ardhur të shiste qumësht dhe nuse e vjehrrë janë gjetur vetëm.

“Erdhi Mariana më thirri e më tha; o xhaxh hajde se i ka rënë të fikët mamit! Hyra në shtëpi me vrap tek dhoma e gjumit e Liries e kam gjetur në pozicion të ulur (në dysheme dhe mbështetur tek krevati i fjetjes). I thashë (Marianës) çfarë ka Liria? Më tha, që i ka rënë ajo (mbajtësja) e perdes”, tregon Vehbi Lami, kunati i të ndjerës.

Akuzohet se helmoi vjehrrën, xhaxhai i 21-vjeçares: I vunë për dashnor të gjithë fisin, e pastaj…

Xhaxhai i Marjana Cmetës, 21 vjecarës së arrestuar pasi akuzohet se ka vrarë vjehrrën e saj duke e helmuar me fostoksinë në lëng portokalli, Selim Cmeta, thotë se rrëfimi i Marjanës te hoxha është një sajesë.

“Familja Lami po hedh baltë mbi vajzën tonë. Fillimisht i vunë për dashnor të gjithë meshkujt e fisit e më pas pasi nuk doli kjo, shpikën këtë histori. Lirie Lami ka tentuar të vetëhelmohet edhe më parë. Vajza ka shkuar te hoxha ne vjehrrin dhe të vëllanë. Vajza është e pafajshme.

Vajza ka thënë Zoti t’ja falë mëkatet vjehrrëzs. Marjana ishte 8 muajshe shtatzanë”.

ARRESTIMI DHE AKUZAT

Nga Sektori i Hetimit te Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda, u finalizua me sukses operacioni “Heshtja e Zgjatur”, si rezultat i të cilit u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe ekzekutimi i masave të sigurimit personal “arrest ne burg” të lëshuara nga Gjykata për Krimet e Rënda për shtetasit:

1. Marjana Cmeta, 21 vjeç, banuese në Tiran , për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënies familjare“, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal.

2. Agim Lami, 50 vjeç, lindur e banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.

3. Hysen Shehu 45 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.

4. Arben Saliu , 41 vjeç, banues në Tiranë , për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.

Ky operacion erdhi si rezultat i punës profesionale të pandërprerë duke vlerësuar maksimalisht informacionet e grumbulluara si dhe provat e administruara nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 30 Prill 2017 , në zonën e Ish -Frutikulturës, Kamëz, ku është gjetur e pajetë në banesën e saj shtetasja L.L, 48 vjeç, banuese në ish-Frutikulturë, Kamëz .

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se autore e dyshuar e vrasjes së kësaj shtetaseje, është shtetasja Marjana Cmeta, në atë kohë bashkëshortja e djalit të viktimës.

Shkak i vrasjes dyshohet të jenë mosmarrveshjet e shpeshta mes autores së dyshuar dhe viktimës .

Shtetasit e meposhtem :

Agim Lami (bashkëshorti i viktimës), Arben Saliu (kushëriri i Agimit ) dhe Hysen Shehu kanë qenë në dijeni të ngjarjes se ndodhur dhe autorsisë së saj, dhe nuk kanë kallëzuar pranë organeve kompetente duke fshehur ngjarjen .

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për Krimet e Renda.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here