Kreu republikan Fatmir Mediu ka marrë pjesë në Konferencën për bashkëpunim të vendeve të Pref’s bora në Rrugën e Mendafshit të zhvilluar në Baku të Azerbajaxhanit.
Në fjalën e tij, Mediu ka vlerësuar rëndësinë e projektit TAP të iniciuar nga ish-Kryeministri Sali Berisha, si një investim me rëndësi të madhe rajonale për Shqipërinë.
Mediu gjithashtu ka vënë theksin në dialogun dhe marrëdhëniet kulturore, si dhe dialogun ndërfetar dhe tolerancën si domosdoshmëri kundër ekstremizmit.
Gjithashtu ai ka vlerësuar si të rëndësishme oportunitetet ekonomike, infrastrukturore dhe energjitike që krijon ky bashkëpunim.
Konsiderimi i raporteve Gjeopolitike dhe njëkohesisht përballimi me sfidat e sigurisë në kuadrin e bashkëpunimit ekonomik dhe energjetik, siguria dhe lufta kundër terrorizmit, ishin të tjera cështje të trajtuara nga Mediu.
Gjatë konferencës, ai zhvilloi takime me përfaqësues të vendeve të tjera dhe me Presidentin e OSCE PA, George Tsereteli.