Moti ka surpriza, nuk do të ketë “Ditë vere” këtë vit

0

Këtë vit mesa duket nuk do të ketë “Ditë vere”, sepse do të jetë një 14-mars e mbushur me shi.

Sipas IGJEUM-it, e marta dhe e mërkura do të karakterizohen nga mot me shi në pothuaj të gjithë territorin e vendit.
“Kryesisht gjatë pasdites së të hënës, reshjet intensifikohen në pjesën më të madhe të territorit, kryesisht në veri dhe në zonat qendrore, ndërsa reshjet do të jenë më të pakta në jug të vendit. Kemi një rënie të lehtë të temperaturave dhe kryesisht gjatë orëve të mëngjesit në pjesën tjetër të javës dhe të premten, presim një rritje të temperaturave,”- shprehet sinoptikania e Meteoalb Lajda Porja.

“Pas datës 20 mars, do të kemi 3 apo 4 ditë me një thyerje termike, ku temperaturat do të shkojnë në vlera negative në pjesën më të madhe të zonës malore,”- vijon ajo më tej.

Lini nje pergjigje