Ministrja vizitoi në burg Aldo Baren, zbulohet arsyeja/ “Rama e urdhëroi të shantazhonte…”

2

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka zhvilluar sot një vizitë në burgun e Peqinit, gjatë të cilit inspektoi dhe ambientet e brendshme, ku vizitoi dhe disa të burgosur. Mes të burgosurve që vizitoi ishin dhe Aldo Bare dhe Enver Dondollaku.

Loading...

Pas kësaj vizite deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka hodhi akuza dhe tha se kjo vizitë mund të jetë bërë që Edi Rama të shantazhoj dikë.  Por në një reagim në Facebook, Gjonaj i është përgjigjur Nokës dhe thotë se  vizita brenda burgut është zhvilluar brenda normalitetit.

“Këtë detyrë e kam marrë me të gjithë përgjegjësinë që ajo ka dhe prej ditës së parë, e kam pasur plotësisht të qartë edhe detyrën, edhe me çfarë do të duhet të përballesha. Përfshirë edhe zhgarravitësat profesionistë të mjedisit të debatit publik.

Kam bindjen se çdo njeri normal që i lexon apo dëgjon marrëzira si kjo e sotmja ndaj meje (dhe fatkeqësisht ndodhin përditë), e kupton pa asnjë mundim se burimi i tyre është dëshpërimi i një opozite që ka humbur gjithçka”, shkruan Gjonaj.

Më herët deputeti Flamur Noka postoi në rrjetet sociale një koment mbi takimin e Gjonajt me Aldo Baren.

“Ministrja e Drejtësisë sot zhvilloi një vizitë në burgun e sigurisë së lartë në Peqin .Dhe çuditërisht i shkon në qeli Aldo Bares. Te jete vallë rastësi apo e planifikuar ??? Cfarë mesazhi po përpiqet të përcjell ministrja me këtë vizite ??? A po shantazhon dikë Edi Rama duke i cuar ministren Aldo Bares? Si shpjegohet një ndjeshmëri e tillë e Edi Ramës për kushtet e Aldo Bares kur ndërkohë nuk ja ndjeu fare dhe i flaku me një të rënë të lapsit 26 mijë familje që nuk kanë as bukë për fëmijët …A e patë se si ministrja lumturohej kur krerët e bandës Lushnjes flisnin me gjuhën e Edi Rames????A tregon ky kontrast se Edi Rama nuk është Kryeministër i shqiptarëve por i bandave dhe krimit ??”, shkruan Noka në rrjet.

Loading...

2 Komente

Lini nje pergjigje