Akuzat për drogën, Paloka paralajmëron Ramën: S’ke parë gjë akoma

0
346

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama për mbrëmë në emisionin ‘Studio e Hapur’ në News24 teksa u shpreh se PD është ekspertiza e gënjeshtrës.

Përmes një postimi në Facebook, Paloka thotë se Rama u përpoq të banalizojë lidhjet direkte të tij me drogën duke paraqitur raste të tjera të kapjes së drogës në vende të Evropës. Sipas deputetit të PD në asnjë vend të tjetër nuk akuzohen kryeministrat si garant të drogës dhe thotë se Rama s’ka parë gjë akoma.

Statusi i plotë:
Rama u perpoq mbreme te banalizoje akuzat mbi lidhjet direkte te tij me drogen . Duke paraqitur raste te tjera ( te verteta dhe te sajuara) te kapjes se sasive te ndryshme te kokaines edhe ne qytete te tjera te Evropes, Rama u perpoq te vendos paralele . Sipas tij , ne asnje vend tjeter , nuk akuzohen kryeministrat si garant, kur kapen ngarkesat e droges.
Ajo qe Rama nuk ju shpjegoi shqiptareve eshte se ne asnje nga keto vendet e tjera qeverite nuk kane patur strategji per kanabizimin e vendit si qeveria e tij.
Asnje nga ministrat e brendshem apo familjaret e kryeministrave te atyre vendeve nuk jane kapur ne pergjimet dhe vezhgimet e agjencive inteligjente dhe per asnje prej tyre nuk ka prova per lidhje direkte me trafikantet ,sic rezultojne per ish-ministrin e brendshem dhe vellain e kryeministrit shqiptar…
Po per kete te fundit keyeministri yne, vertete nuk ka pare asgje akoma…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here