Batutat: Rroga nuk tregohet! Punonjësja refuzon kërkesën e Ramës

0
159

Kryeministri Edi Rama u ndal në një sipërmarrje private për të ilustruar se si zyrat e punës janë vënë në shërbim të personave të dalë nga skema e ndihmës ekonomike dhe janë punësuar.

Rama solli shembullin e disa punonjësve të kësaj sipërmarrjeje dhe mes të tjerash, kërkoi të dinte edhe rrogën e tyre, por hasi në “rezistencë”.

Rama: Ça pune bën këtu?

Punonjësja: Jam planifikuese.

Rama: Sa e ke rrogën?

Punonjësja: Duhet ta them me patjetër?

Rama: Po rroga është e deklaruar, thuaje!

Punonjësja: Është çështje personale. Mund ta them privatisht.

Rama: Ta thonë përgjegjësit! 700 mijë? Aaa, prandaj nuk e tregon se e ka 700 mijë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here