Rama ‘ironizon’ teatrin: Teatri Kombëtar do të shembet, ngjan me një teatër komune…

0
195

Kryeministri Edi Rama e cilësoi debatin mbi Teatrin Kombëtar si të përsëritur me ndryshimin e vetëm se jeta bën të vetën dhe ata ndahen nga jeta, por zëvendësohen nga të tjerë. Rama tha se debati për Teatrin ka nisur shekullin  e kaluar me Violeta Manushin, por nuk jam përfshirë më në debatet me artistët që duan të ruajnë godinën.

Rama tha se Teatri Kombëtar do të shembet, duke shtuar se ai ngjan me një teatër  komune dhe jo me një Teatër Kombëtar.

“Nuk i kishin kushtet në 4 vitet e para të qeverisë, ndërsa sot janë krijuar kushtet për ti dhënë vendit teatrit e shumëmerituar kombëtar. Do të ketë një partneritet mes qeverisë, bashkisë dhe privatëve.

U munduam të mbajmë në jetë godinën aktuale të Teatrit Kombëtar, njëlloj si ato medikamentet që mbajnë në jetë një të sëmurë në koma”, tha Rama, duke shtuar se kjo godinë ishte jashtë çdo standardi.

Sipas Kryeministrit, Turbina nuk është zëvëndësuesja e përhershme e Teatrit Kombëtar, por është një alternativë deri sa godina e re të përfundojë.

Rama tha se projekti i Teatrit Kombëtar do të prezantohet nga një prej arkitektëve më në zë të arkitekturës moderne, i cili është rikthyer në Shqipëri jo se ka nevojë për punë.

Kryeministri tha se nga 3 mijë metra katror që sot kemi në dispozicion, nesër do të keni në dispozicion 9 mijë metra katror, nga 1 sallë që kemi sot nesër do të kemi 4 të tilla, do të kemi një shumëfishim të hapësirës për artistët, salla kryesore nga 480 vende, do të ketë 620 poltrone, do të ketë një sallë të re të hapur mbi teatër me mbi 100 vende dhe do të ketë edhe dy salla black box me nga 100 vende secila.

“Do të kemi një teatër 3-fishin e atij që kemi sot dhe me një sistem të tërë infrastrukture për të cilën nuk e kemi sot. Dhe natyrisht që do të kemi edhe historinë e yjeve në këtë teatër, të yjeve të shuar dhe të pashuar”, tha Rama.

Kryeministri pati një mesazh për aktorët dhe artistët që kanë kundërshtuar dhe protestuar kundër shembjes së godinës.

“Godina do të shembet nuk keni çfarë ti bëni, mendoni si të shkëlqeni dhe të jeni pjesë e historisë së yjeve në Teatrin Kombëtar”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se kompania që do të bëjë Teatrin Kombëtar do ia dorëzojë shtetit si pronë publike, ndërsa në pjesën tjetër kompania do të vijojë projektet që parashikohet në qendërn e re moderne.

“Nuk do të ketë kullë te teatri”, tha Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here