Projekti për Teatrin Kombëtar/ Jul Deda: Heshtje, ai është i gjatë dhe na fut frikën. Hallall Edo…

0

Aktori i njohur Julian Deda përmes një komenti në rrjetet sociale ka ironizuar qëndrimin e mbajtur nga aktorët dhe artistët pas prezantimit të projektit të Teatrit të ri Kombëtar nga Kryeministri Edi Rama. Deda shkruan se asnjë nuk pipëtiu kur Rama tha se teatri do të shembet.

“Ai ia tha në sy “teatri do shembet” dhe asnjeri nuk pipëtiu. Nuk folën as këta, që udhëhoqën kauzën që nga dita e parë, madje as këta që janë kandidatë për drejtor.

Heshtje, ai është i gjatë dhe na fut frikën. Ndoshta nuk është frikë, por dorëzim nga pamundësia, ose ndoshta ishte lojë që në fillim. E në këto kushte, unë them që ai po ja bën mirë. Hallall Edo, shembe, ndërto kulla rreth e rrotull tij. Bravo Edo, ne të meritojmë ty”, shkruan Julian Deda.

Lini nje pergjigje