Histori si në filma/ Vajza tregon tmerrin, ish-i dashuri më terrorizonte: Do të djeg me benzinë…

0
184

Një vajzë e re në kryeqytet ka përjetuar një makth të vërtetë, kur vendosi t’i japë fund një lidhjeje dashurie me një 34-vjeçar. Ajo është përndjekur për disa muaj me radhë nga ishi dashuri, i cili e fyente dhe e kërcënonte edhe në vendin e saj të punës.

Gjykata e Tiranës vendosi një vit burg për shtetasin H.M., por ia konvertoi dënimin në shërbim prove. Vajza, pas shumë fyerjesh dhe kërcënimesh, vendosi ta kallëzojë ishtë dashurin më 3 mars të vitit të kaluar në Polici, ndërsa vendimi i Gjykatës është dhënë në janar të këtij viti.

Sipas dosjes hetimore, e reja ka bërë kallëzim në Polici, ku ka shpjeguar se ditën e kallëzimit, por edhe ditë më parë, është kërcënuar, sharë dhe fyer me fjalë nga shtetasi H.M.. Ajo ka shpjeguar në Polici se punon në një dyqan dhe rreth orës 11:00 të asaj dite, ka hyrë aty shtetasi H.M. me të cilin ka pasur lidhje intime për rreth një muaji.

I pandehuri, pasi ka hyrë në dyqan, ka filluar ta shajë dhe fyejë vajzën me fjalë nga më të ndyrat. “Do të të q… nëse nuk vjen në kafe me mua kur të lësh punën”, i ka thënë ai. Edhe pse vajza e ka paralajmëruar se do të thërrasë Policinë nëse ai nuk largohej, H.M. ka vijuar me fyerjet dhe sharjet ndaj saj.

Pasi është larguar, ai ka nisur ta shqetësojë përmes telefonit. H.M. ka nisur edhe ta ndjekë vajzën ngado që ajo shkonte. Madje, ai ka shkuar edhe më larg, duke takuar edhe pjesëtarë të familjes së saj dhe i ka kërcënuar ata, duke u thënë se nëse nuk rilidhej me të, do bëhej pishman që kishte lindur.

Një ditë pas kallëzimit të parë, ajo është paraqitur sërish në Komisariatin e Policisë. Ajo ka thënë se atë ditë, poshtë banesës së saj, i ka dalë përpara H.M. dhe e ka goditur dy herë me pëllëmbë në fytyrë. Katër ditë më pas, vajza ka shkuar sërish në Polici, ku ka deklaruar se pas kallëzimit të bërë, H.M. vazhdon ta kërcënojë dhe përndjekë.

Ai ka shkuar te vendi i saj i punës dhe pasi e ka ofenduar i ka thënë: “Do të të djeg me benzinë familjarisht, nga më i madhi te më i vogli…këtë mbaje vath në vesh”. Nga ana tjetër, i pyetur në Polici, H.M. ka mohuar akuzat.

Ai ka thënë se ka qenë i lidhur me kallëzuesen dhe nuk pranoi faktin që e ka kanosur, goditur apo përndjekur. H.M. ka thënë se te vendi i saj i punës ka shkuar thjesht për të biseduar. Mirëpo, nga këqyrja e telefonit të kallëzueses, është gjetur mesazhi kërcënues i H.M., ku i thotë vajzës se do ta digjte me benzinë nëse kishte probleme me autoritetet.

Por nuk ka mjaftuar me kaq. H.M. i ka dalë përpara edhe babait të kallëzues dhe e ka ofenduar dhe sharë në publik. Por, pavarësisht të gjitha këtyre shqetësimeve dhe kërcënimeve, Gjykata e Tiranës vendosi që t’ia konvertojë dënimin H.M. nga burg në shërbim prove. Vetë i pandehuri pranoi gjykimin e shkurtuar dhe tha në Gjykatë se ishte i penduar për veprimet e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here