Endrit Braimllari: Kryeministri i drogës dhe i varfërisë bën show para artistëve…

0

Sekretar i pergjithshem i LSI Endrit Braimllari përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut ka reaguar pas deklaratës së kryeminstrit Rama, ku shkruan se kryeministri i drogës dhe i varfërisë po bën show para artistëve.

Loading...

Postimi i plotë:

Kryeministri i drogës dhe i varfërisë del sot para artistëve dhe ben moral. Justifikohet për çdo gjë, por harron që ka qenë dhe është Kryeministër dhe mban përgjegjësi për këtë keqqeverisje. Mban përgjegjësi për varfërinë që po e mbyt çdo ditë e më shumë Shqipërinë. Artistët nuk kanë nevojë për show por duan kushte më të mira, rrogë më të lartë dhe përkrahjen e shtetit. Artistët duhet të trajtohen me dinjitet nga shteti sepse janë krenaria e kombit, por këtë Kryeministri i varfërisë dhe drogës nuk e ofron dot.

I vetmi interes i këtij Kryeministri janë oligarkët e kullave dhe trafikantët e drogës.

Loading...

Lini nje pergjigje