Basha, i Sorosit apo i Putinit ? Ndajeni mendjen!

0

Nga Nebil Çika

Ne mënyre dukshëm te organizuar ka nisur një sulm frontal global kundër PD-së dhe kreut te sajë Basha një sulm si rralle here ne historinë politikeve shqiptarë. Ne ketë lufte është përfshirë jo vetëm qeveria dhe kundërshtarë te Bashës nga ish kupola politike e PD-se dhe ish qeverisjes së sajë por edhe lidhje ndërkombëtare te saje deri ne SHBA . Mather Jones, një gazetë e ekstremit te majte ne SHBA ( te keqen e Zërit te Popullit ) e financuar nga Xorxh Soros ka prodhuar në lajm për një financim , sipas saj , nga një komani Ruse te lobimit ne SHBA për interesa te PD. PD e ka përgënjeshtruar lajmin dhe e ka quajtur atë mashtrim te sponsorizuar nga Rama mirëpo Rama ministrat deputetet dhe mediat nen kontrollin e tij vazhdojnë te përhapin lajme thashetheme analiza madje edhe akuza për tradhti kombëtare qe vërtiten rreth këtij lajmoi tejet të dyshimtë . Lajmet për lidhjet e PD-se me Rusinë janë identike me akuzat qe po i bëhen ne SHBA Presidentit Trump dhe stafit te tij se kane lidhje me Rusinë dhe se Rusia ka ndërhyre ne zgjedhjet amerikane akuza deri tani te pa faktuar me gjithë hetimet serioze te shërbimeve sekrete dhe drejtësisë amerikane. Te njëjtat lajme për ndërhyrje te Rusisë ne zgjedhje pato edhe para zgjedhjeve ne Gjermani, France , Itali . Maqedoni etj, por qe askund deri tani nuk kane rezultuar te vërteta .Te gjitha këto lajme prodhoheshin e shpërndaheshin nga media te majta te cilat i lidhnin fitoret apo rritjet politike elektorale të së djathtës me sponsorizme apo ndërhyrje te supozuara te Rusisë në zgjedhje .

Me pak fjalë e majta botërore ne SHBA dhe Evropë ka tani vetëm një justifikim për humbjen globale qe po pëson : Ndërhyrjet e Rusisë ne zgjedhje e ne politike. Por me sa duket edhe i vetmi oaz i sigurt sorosjan ne Evropë Shqipëria e qeverisur nga Edi Rama po ndjehet i rrezikuar , përndryshe nuk ka se si te shpjegohet kjo kryqëzatë ndërkombëtare kundër opozitës se djathte ne Shqipëri . Skandalet e një pas njëshme te trafikut te dragës , varfëria kërcënuese , pasiguria si dhe qëndrimet antiamerikane te qeverise Rama në politiken e jashtësme e kane bere qeverinë te ndjeje orët e fundit te saje gjë që prek edhe interesat e lidhjeve te saja ndërkombëtare përfshi edhe Sorosin . Për ketë arsye asaj dhe atyre i mbetet vetëm një rruge për çuar deri ne fund mandatin qeverisës : Dobësimi apo ndoshta edhe asgjësimi i opozitës , ndryshe nuk ka si shpjegohet gjithë ky investim . gjithë kjo fushate mediatike kundër lidershipit te opozitës për te cilin Rama kërkoi sot pergjegesia penale.

Vendosja nen te njëjtat akuza te me Trump apo lider te tjerë te se djathtës euroatlantike ne fakt i bën Bashes një nder te madh politik pasi perceptimi për te edhe nga vete kundërshtaret e tij ka qene shume larg homologeve te tij perëndimorë Por me sa duket vendosja nen te njëjtat akuza te Trumpit dhe Bashes apo lider te tjerë te se djathtës amerikane e evropiane i bën sa te pabesueshëm aq edhe ideologjike këto lajme e ketë fushate mediatike qe jo rastësisht ka te njëjtin sponsor Geoge Soros.

Ndryshimet politike e elektorale ne SHBA dhe Evrope kane dëmtuar dhe kane ngushtuar hapësirat e ndikimit te Soros ne politikat e shume vendeve ku e djathta ka ardhur ne pushtet. Dalja nga BE e Britanisë, fitoret dhe qeverisjet e te djathtës ne Hungari, Austria . Poloni , Itali etj kane dobësuar shume ndikimin dhe pushtetin e tij ne Evrope ndërkohë qe goditjen e madhe e ka marre ne SHBA me fitoren e Presidentit Trup , i shpallur si armik nga Soros qe përpara zgjedhjes se tioj. Drejtuesit konservator te  Evrpes ne Austri . Hungari , Poloni etje etje kane nisur çmontimin e strukturave te Soros gje qe me gjasa  do te shtrihet edhe ne vende te tjera . Me sa duket shkrimi i gazetës komuniste amerikane ka ngjallur edhe shpresa për kundërshtaret e Bashës nga ish-kupola politike e PD te lenë prej tij jashtë listës për deputet  ne zgjedhjet e fundit politike apo arsye te tjera  jo politike, te cilët deri dje e akuzoni Bashen si njeri te Soros e sot  i bashkohen korit te tij  anti-Basha.

Ndërkohë qe Bashes ne këto kushte i duhet  te ndryshoje qëndrimin e tij politik liberal , e te aplikoje politika e qëndrime, personale e partiake , ndaj kundërshtarëve te tij ,brenda dhe jashtë , te ngjashme me ata politikanet e tjerë konservatore , qe si ai ,akuzohen se kane  lidhje me Rusinë , Trump, Orban,  Kurz etje . Kam nje pyetje qe  sot  besoj se e bëjnë edhe shume te tjerë : Para se “Mather Jones” te publikonte lajmin te gjitha këta qe sulmojnë sot Bashën si” te lidhur me rusët” e akuzonin atë si njeriun e Soros ne krye te PD-se . Tani këta anti-bashistet duhet ta ndajnë mendjen e te na thonë : Ky Basha është i Sorosit  apo i Putinit , i te dyve nuk mund te jete apo jo ?!

Lini nje pergjigje