A e ka spiunuar Partizani Skënderbeun te UEFA? Olsi Rama: Ja e vërteta

0

Olsi Rama mohon kategorikisht zërat se klubi i Partizanit ka gisht në dosjen e Skënderbeut, që pret të mësojë vendimin e UEFA-s për dënimin ose jo pas kërkesës së dy inspektorëve të Disiplinës. I ftuar dje në emisionin “Rubrika Sportive” në TVSH, drejtori i klubit ka deklaruar:

A ka gisht Partizani në akuzat për Skënderbeun? Nuk është asgjë e vërtetë. Besoj se kjo është si ajo puna e kazanit. Tani nuk do të merremi me vrenozët. Është një absurditet i radhës. Emrin tim e dëgjoj shpesh, por nuk kam lidhje. Ka raste, në të cilat gjykimi është shumë i njëanshëm, ankohet vetëm një skuadër gjithmonë.

Nuk bëhen njoftime për dënimet e gjyqtarëve, për komisionet, nuk ka asnjëherë transparencë për arbitrimin dhe jam shumë dakord se e kam thënë disa herë, që kjo është pjesë e një institucioni besimi dhe gjyqtarët janë kryesore për kthimin e tifozëve.

Kur shoh skenarë të tillë, mendoj se është një skenar nga drejtues të caktuar ose shkon edhe më larg, është e pashpjegueshme që disa ekipe janë të nënës dhe disa të njerkës. Jemi vërtet klubi që jemi dënuar më shumë nga Disiplina, por nuk është se ne jemi klubi më i padisiplinuar. Nëse veçojmë rastin e Starovës, ne vetë e kemi konsideruar si jo shumë profesional reagimin e tij”, përfundoi Olsi Rama.

Lini nje pergjigje