Policia i sekuestron 250 mijë euro izraelitit në Rinas…

0
146

Një sasi prej 250 mijë eurosh i është sekuestruar në Rinas një izraelitit këtë të diel, pasi sipas policisë, sasia e parave nuk ishte deklaruar në doganë.

“Shërbimet e Policisë Kufitare, në hyrje ushtruan kontroll fizik ndaj shtetasit izraelit E.R., 49 vjeç, lindur dhe banues në Izrael. Gjatë kontrollit në bashkëpunim me Doganën Rinas, shtetasit E.R., i cili udhëtonte nga Moska për në Shqipëri, iu gjetën një sasi valute në kartëmonedha euro të padeklaruara në degën e Doganës Rinas, shuma prej 250.000 Euro”, njofton Policia.

Materialet do t’i kalojnë  Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme, në ngarkim të E.R., për veprën penale “Mos deklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”, shtuan të njëjtat burime.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here