Atletico Madrid nuk dorëzohet, vjen fitorja e rradhës

0
157

Atletico e Madridit nuk ka ndërmend të dorëzohet në garën për titullin e La Ligas, edhe pse Barcelona mbetet favorite absolute për ta rrëmbyer këtë trofe.

“Los Colchoneros” fituan thellë 3-0 ndaj Celta Vigos në “Wanda Metropolitano”, duke shkuar në kuotën e 64 pikëve, 8 më pak se “blaugranat”.

Antoine Griezmann zhbllokoi takimin në fund të pjesës së parë, ndërsa në të 56-ën francezi shërbeu me zgjuarsi Vitolon, që shënoi të dytin përballë portierit Blanco.

Golin e tretë dhe të fundit, që vrau shpresat e Celtas për rezultat pozitiv e realizoi Correa në të 67-ën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here