Vende të lira pune në administratë, si të aplikoni

0
264

Nëse kërkoni një vend pune në administratë atëherë shikojeni këtë mundësi. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka shpallur 33 vende të lira pune, për pozicione të ndryshme.

Sipas njoftimit të Doganave, për pozicionin Përgjegjës Sektori, në Sektorin Task Forcë, në Drejtorinë e Hetimit, Kategoria B. III-a/1 është shpallur një vend vakant.

Ndërkohë, një vend i lirë pune është edhe për pozicionin Përgjegjës sektori, në Sektorin e Analizës dhe Raportimit, në Drejtorinë e Hetimit, Kategoria B. III-a/1 dhe një tjetër vend është shpallur për Përgjegjës sektori, në Sektori Operativ Antitrafik, në Drejtorinë e Antitrafikut, Kategoria B, III-a/1.

Janë shpallur 4 vende të lira pune në për pozicionin Inspektor Grupi Operativ Antitrafik, në Sektorin Operativ Antitrafik, në Drejtorinë e Antitrafikut, Kategoria C2, Kategoria e pagës IV-a/ dhe një tjetër vend për Koordinator për Skanimet, në Drejtorinë e Antitrafikut, Kategoria C1, Kategoria  e pagës III-a.

Po nga një vend pune i lirë është shpallur edhe për Përgjegjës sektori, në Sektori për Mallrat e Rrezikshme, Dual Use, Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë e Antitrafikut, Kategoria B, III-a/1 dhe Përgjegjës sektori, në Sektori të Kontrollit të Deklarimeve CASH, në Drejtorinë e Antitrafikut, Kategoria B. III-a.

Sipas njoftimi një vend pune i lirë është shpallur për pozicionin Inspektor Antikontrabande, në Sektorin e Antikontrabandës Detare, në Drejtorinë e Antikontrabandës, Kategoria C2, Kategoria e pagës  IV-a, ndërsa 5 vende për po të njëjtin pozicion në Sektorin Antikontrabandës Toksore.

15 vende të lira janë publikuar edhe për pozicionin Doganier Peshore/ Pikë Kontrolli përkatësisht, konkretisht në Zyrën Doganore Hani i Hotit, Beratit, Kakavijës, Qafë- Botë, në atë të Magazinimit të Përkohshëm, Tiranë, Tushemisht, Zyrën e Operacioneve Doganore Korçë dhe Sektorin Doganor Ballsh.

Ndërsa nga një vend i lirë pune është shpallur edhe për pozicionin Përgjegjës Sektorin në Sektorin e Koordinimit dhe Operativitetit në terren, në Drejtorinë e Antikontrabandës, Kategoria B, në Sektorin për Hetimin Çështjet e Sigurisë, në Drejtorinë e Hetimit, Kategoria B. III-a/1 dhe në Sektorin e Koordinimit për Mashtrimet Fiskale, në Drejtorinë e Hetimit, Kategoria B. III-a/1.

Të interesuarit për këto pozicione të lira pune duhet të plotësojnë një sërë kriteresh të cilat janë të publikuara në faqen zyrtare të Doganave. Për t’u bërë pjesë e konkurrimit ata duhet të dorëzojnë edhe dokumentacionin e kërkuar për secilin pozicion brenda datës 20 mars 2018.

Procedura e përzgjedhjes do të bëhet në bazë të dosjes personale të çdo aplikanti dhe përmes intervistës, data e së cilës do të caktohet në një njoftim të dytë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here